Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot573
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave573
mod_vvisit_counterTe gjitha5882868

Bushiç: Skënderbeu është kampion por ne do ta mundim

Shtyp pdf

Në Shkodër mbase ka patur paragjykime për nivelin e këtij futbollisti. Disa ndoshta  kanë menduar se nuk do t’I ndihmonte me lojën dhe golat e tij por në fakt po ndodh ndryshe. Tomislav Bushiç po shënon rregullisht duke e ndihmuar Vllazninë jo pak. Ai deri më tani ka shënuar tre gola (në fakt janë 4 por ai I Kukësit nuk I njihet) dhe premton edhe të tjerë në vazhdim. 27 vjeçari nga Spliti që ka luajtur edhe me Hajdukun apo dhe Dinamon e Kievit, ndalet tek ndeshja e së enjtes me Skënderbeun. “Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Mundësitë I kemi”- thotë ai gjithë besim. Ja intervista e plotë  e Tomislav Bushiç:
-Tomislav, sa gola keni shënuar deri më tani, tre apo katër?
-Unë them katër sepse aq janë në të vërtetë. Nuk mendoj se duhet të më mohohet goli I Kukësit ashtu si dhe dy golat e Krujës. Kam djersitur jo pak për atë gol prandaj do të dëshirojë të më njihej megjithatë janë rregulloret ato që vendosin.
-E kishe menduar një nisje të tillë kaq të mirë me Vllazninë?
-Të them të drejtën jo. Kisha një periudhë disi të gjatë që nuk stërvitesha rregullisht me një ekip profesionist dhe nuk isha në një formë të mirë fizike. Por kur erdha tek Vllaznisë, falë punës shumë të mirë që ka bërë stafi me mua, erdha duke u rritur në aspektin fizik. Përpos kësaj, pas çdo séance stërvitore kam punuar edhe në mënyrë individuale për të kapur formën më të mirë dhe besoj se gradualisht po e kap atë megjithëse do të vazhdoj të punoj fort.
-Pa formën e duhur dhe po shënoni, madje nga dy gola për ndeshje. Nga sa gola do të shënoni kur të vini në formën më të mirë?
-(Qesh) Në futboll nganjëherë duhet edhe fat për të shënuar dhe nuk mjafton forma megjithatë premtoj të bëj më të mirën time në çdo moment për këtë skuadër.
-Sinani, golashënuesi më I mirë në historinë e klubit Vllaznia, ju ka vlerësuar si sulmuesin më të mirë të momentit në kampionatin shqiptar. Çfarë do të thotë ky vlerësim për ty?
-Sigurisht që ndjehem I vlerësuar në maksimum. Sinanin e mbaj mend që në periudhën kur ka luajtur në Kroaci. Jam I kënaqur që kam ardhur tek skuadra e tij ku kam mësuar se ka shënuar gola pafund. Unë do mundohem të bëj më të mirën për këtë skuadër për t’ia shpërblyer besimin që kanë edhe drejtuesit e klubit tek unë por edhe tifozët e shumtë që po më përkrahin vazhdimisht.
-Kemi dëgjuar se e njihin Hamdi Salihin?
-Po dhe kam raporte të mira me të. Kur ai ka luajtur në Austri, kam qenë edhe unë një vit atje dhe kemi qëndruar disa herë bashkë. E vlerësoj shumë për vlerat e tij dhe normalisht që kënaqem se po luaj me skuadrën e qytetit të tij të lindjes.
-Keni luajtur me Hajdukun e Splitit, Dinamon e Kievit dhe ekipe të tjera ndërkohë që tani jeni tek Vllaznia. Si ka ndodhur kjo?
-Gjërat ndoshta në momente të caktuara nuk më kanë shkuar ashtu siç duhet dhe mbase fati nuk ka qenë në anën time. Tashmë po mundohem të rishfaqem edhe njëherë tjetër dhe Vllaznia mbase mund të më ndihmojë për këtë gjë.
-Keni patur ndonjë kontakt me drejtuesit e Partizanit gjatë verës sepse kështu po shkruhet në media?
-Jam çuditur edhe unë nga kjo gjë. Nuk kam patur asnjë kontakt me këtë skuadër, asnjëherë.
-Po me Laçin?
-Me Laçin po. Ma ofruan këtë mundësi por vetëm pak më vonë erdhi opsioni I Vllaznisë. Kur ndodhi kjo, unë sigurisht që vendosa për Vllazninë, duke u nisur nga emri I madh I saj, historia dhe tradita që ajo kishte në futbollin shqiptar.
-Vllaznia ka sulmin më të mirë aktualisht në kampionatin shqiptar sepse ka shënuar më shumë se gjithë ekipet e tjera. Rastësi kjo?
-Nuk ka sesi të jetë rastësi madje mendoj se numri I golave të shënuar duhej të kishte qenë edhe më I madh. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me dy lojtarët e krahëve, Shtubinën dhe Hajdarin, pa lënë kurrsesi mënjanë edhe Krujën që është një lojtar shumë I mirë.
-Të enjten me Skënderbeun. Mund të arrijë Vllaznia ehde rezultatin e pestë pozitiv rradhazi?
-Mundësitë janë. Skuadra jonë shquhet për një lojë kolektive dhe gjërat deri më tani na kanë shkuar mirë. Jemi të përgatitur për ta kaluar me sukses edhe Skënderbeun. E dimë që po luajmë ndaj kampiones në fuqi por luajmë në fushën tonë dhe duke patur besoj unë edhe një ndihmë shumë të madhe të tifozëve të Vllaznisë, do të arrijmë ta fitojmë edhe këtë ndeshje.
-Mund të konsiderohet një sfidë mes dy sulmuesve kroatë, Bushiç dhe Pejiç?
-Nuk do jetë sfidë e tillë. Rastësia ndoshta është që të dy jemi kroatë por unë do bëj çmos t’I shërbej skuadrës për të cilën luaj. Do jetë një sfidë skuadrash dhe jo një sfidë lojtarësh kjo ndeshje.
Gjergj KOLA

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al