Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot561
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave561
mod_vvisit_counterTe gjitha5882856

Vllaznia mundet nga Skënderbeu 1-3 në "Loro Boriçi"

Shtyp pdf

Vllaznia nuk ka mundur dot të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive teksa në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në “Loro Boriçi” me Skënderbeun, ajo është mundur me rezultatin 3-1. Një ndeshje që në fakt për nga mënyra si është zhvilluar loja, nuk duhej të kishte përfunduar me atë rezultat. Shkodranët kanë goditur shtyllën me anë të Belishës në minutën e 3-të, më pas Shtubina në minutën e 8-të ka humbur një rast shumë të pastër dhe po ashtu edhe Beqiri në minutën e 23-të. Por atë që se bëjnë kuqeblutë, e bëjnë korçarët. Pejiç kujtohet në pozicion jashtë loje në minutën e 29-të por nuk është ashtu dhe ai shënon. 10 minuta më vonë e njëjta situatë dhe përsëri kroati shënon. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Skënderbeun. E dyta nis sërish mirë për shkodranët që shënojnë me anë të Hajdarit në minutën e 53-të por kur pritej që Vllaznia të barazonte, vjen goli I tretë I korçarëve me anë të Muzakës. Madje ky I fundit ka provokuar tifozët kuqeblu të cilët kanë reaguar ndoshta jo në mënyrën e duhur dhe për rrjedhojë loja është ndërprerë nga ana e gjyqtarit të takimit. Minutat e mbetura të lojës nuk kanë sjellë asnjë gjë tjetër dhe për rrjedhojë I gjithë takimi është mbyllur me fitoren 3-1 të korçarëve. Trajneri I Vllaznisë Agim Canaj në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka fajësuar mungesën e fatit në konkretizimin e rasteve të krijuara.Në këtë mënyrë, Vllaznia tashmë pas kësaj humbje duhet t’I bëjë planet ndryshe dhe për të e rëndësishme është të ngrihet sërish në këmbë duke filluar nga ndeshja e së dielës me Teutën.
Vllaznia- Skënderbeu  1-3
Vllaznia: Vujadinoviç, Beqiri, Sykaj, Rajoviç (Demaj 82’), Semina, Tafili, Belisha , Gocaj(Kruja 46’),  Shtubina (Gjini 85’), Hajdari, Busiç. Tr. A.Canaj
Skënderbeu: Shehi, Radas, Bicaj, Gvozdenoviç, Arapi, Abazi (Ribaj 18’), Orelesi, Lilaj, Shkëmbi (Dimo 89’), Muzaka (Fagu 92’), Pejiç. Tr. M.Josa
Gyqtarë: B.Pashaj (Tiranë), G.Koka, R.Çokaj (Lezhë)
Shënues: Hajdari 53’/ Pejiç 29’, 39’, Muzaka 60’
Kartoni I verdhë: Semina, Tafili /Lilaj ,Bicaj, Radas, Orelesi

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al