Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot544
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave544
mod_vvisit_counterTe gjitha5882839

Canaj: Vllaznia gaboi në mbrojtje por duhet të ringrihemi sërish

Shtyp pdf

Numri një i pankinës së Vllaznisë, Agim Canaj, pas përfundimit të takimit u shpreh se skuadra e tij vuajti finalizimin dhe gabimet në mbrojtje. Këtë deklaratë ai e ka bërë në konferencën e shtypit të pasndeshjes. “Ne patëm shumë raste, por nuk mundëm t’i shfrytëzonim. Nga ana tjetër, Skënderbeu i shfrytëzoi mjaft mirë dhe na shënoi tre gola. Dëmtimi i Rajoviçit dhe goli i Muzakës na uli shumë nga ana psikologjike. Futbolli kështu është, fiton ai që shfrytëzon më mirë rastet. Ne lamë 3 pikë, por ky kampionat ka edhe anët pozitive, pasi humbet në shtëpi dhe fiton në transfertë. Të jemi realistë, ne nuk kemi objektivat e Skënderbeut. Nuk kemi asgjë të përbashkët me këtë skuadër, as nga financat, buxheti, e për më tepër që kemi një skuadër të ndërtuar në 40 ditë. Më vjen keq që humbëm, pasi Vllaznia funksionoi dhe krijoi raste”, – deklaroi fillimisht Canaj. I pyetur për mbrojtjen, trajneri pranoi gabimet, ndërkohë që është i shqetësuar nga gjendja e disa lojtarëve, të cilët kanë probleme dëmtimesh. “Bëmë gabime në mbrojtje dhe Skënderbeu na ndëshkoi. Goli i parë ishte në një rrëmujë dhe do të shihet më qartë në moviolë. Megjithatë, Skënderbeu në 3-4 raste që krijoi, na shënoi dhe ky është efikasiteti i tyre. Tashmë na duhet të shohim në ndeshjen e radhës. Kemi 2-3 dëmtime, por shpresoj që kjo humbje të mos ndikojë negativisht te lojtarët. Pavarësisht vështirësive financiare, kjo skuadër ka dhënë më të mirën dhe po lufton shumë”, – përfundoi Canaj. Prova e rradhës për kuqeblutë është ajo e së dielës me Teutën në Kavajë. Një rezultat pozitiv në kampin kuqeblu do rikthente sërish entuziasmin e tij.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al