Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2579
mod_vvisit_counterDje5733
mod_vvisit_counterKete jave2579
mod_vvisit_counterTe gjitha5287686

Belajdi Pusi e Armenis Kukaj, grumbullohen në kombëtaren Shpresa

Shtyp pdf

Dy futbollistë të Klubit të Futbollit Vllaznia, pikërisht Armenis Kukaj dhe Belajdi Pusi, do të jenë pjesë e kombëtares U-21 që do të grumbullohet më datë 14 maj, ora 19.00 në hotel "Tropikal" për një zbor të rradhës. Kjo ftesë e stafit të këtij ekipi sigurisht që është një vlerësim për kontributin që këto dy futbollistë po japin për ekipet respektive të klubit tonë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia barazon 2-2 me Luftëtarin në "Loro Boriçi"

Shtyp pdf

Në barazim 2-2 është mbyllur ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e luajtur në stadiumin "Loro Boriçi". Skuadra jonë ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të mirë për të rimarrë vendin e katërt në renditje. Takimi ka nisur me disa probleme për stafin teknik sepse përveç mungesave të Bardullës e Gocajt, edhe mbrojtësi Bicaj e ka patur të pamundur të jetë në fushë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia femra kampione e Shqipërisë për të katërtin vit rradhazi

Shtyp pdf

Sukseset e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë vazhdojnë. Pasi kanë fituar Kupën e Shqipërisë dy muaj më parë, sot vajzat e skuadrës shkodrane janë kurorëzuar edhe si kampionë të vendit. Me këtë titull, ato e kanë çuar në tetë numrin e trofeve të fituar në këto katër vitet e fundit, duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarëve. Edhe edicioni i sivjetëm ka qenë i tillë dhe titulli kampion ishte siguruar prej dy javësh në fakt, por u zyrtarizua sot pas ndeshjes së fundit të kampionatit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia humbet 3-4 në Korçë. E pëson në minutat shtesë

Shtyp pdf

Humbet dështon në momentet e fundit të lojës për të dalë me fitore nga ndeshja e rradhës në Korçë. E luajtur pasditen e së shtunës, ajo është mbyllur me fitoren e Skënderbeut 4-3. Takimi ka nisur më mirë për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Çinarit që në '5 teksa ai shfrytëzon një gabim të portierit Shehi dhe nga 35 metra gjuan saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Miunutat kalojnë dhe goli i barazimit do të vinte në '38. Cicmil pengon në mënyrë të parregullt brenda zonës Plakun dhe arbitri jep 11-metërsh.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Madzar: Ndaj Skënderbeut, Vllaznia ka objektiv të marrë pikë

Shtyp pdf

Barazimi me Korabin është lënë tashmë pas në kampin shkodran dhe pjestarët e tij janë të fokusuar maksimalisht për takimin e rradhës me Skënderbeun që do të luhet pasditen e nesërme në Korçë. Në pamje të parë konsiderohet thuajse e pamundur marrja e pikëve ngaqë vendasit janë në luftë për titullin kampion, krejt ndryshe mendon zëvendëstrajneri i ekipit shkodran Aleksandar Madzar.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

9 futbollistë të Akademisë Vllaznia, pjesë e kombëtares U-13 të Veriut

Shtyp pdf

Prej disa kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit i është rikthyer idesë së krijimit të ekipeve kombëtare të moshave sipas zonave. Kështu ka ndodhur edhe në zonën e Veriut ku janë krijuar tre ekipe, pikërisht ato të grupmoshave U-13, U-15 dhe U-17.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

"Vllaznia B" mund 3-1 Veleçikun dhe siguron play off-in dy javë para fundit

Shtyp pdf

“Vllaznia B” ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Veleçikut të Koplikut me rezultatin 3-1 dhe me këtë trepikësh ka siguruar përfundimisht vendin e dytë në renditje, çka I jep asaj mundësinë për të luajtur në play-off. Ndeshja ndaj koplikasve është luajtur pasditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe konsiderohej vendimtare për kuqeblutë e trajnerit Kraja. Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka patur gol. Madje, Balaj do të humbiste edhe një 11-metërsh për kuqeblutë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Ekipet e Akademisë Vllaznisë, dy fitore në javën e 24-të të kampionatit

Shtyp pdf

Ekipet e Akademisë Vllaznisë kanë arritur t’I fitojnë të dyja ndeshjet e vlefshme për javën e 24-të të kampionatit. 19 vjeçarët kanë fituar 2-1 ndaj Shkëndisë ndërsa 17 vjeçarët kanë fituar me të njëjtin rezultat ndaj Olimpikut. Natyrisht që më shumë vlera kishte fitorja e 19 vjeçarëve. Ata kanë luajtur në Tiranë përballë një skuadre shumë të fortë dhe më këtë fitore, kanë ruajtur sërish vendin e parë në renditje.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia gabon rëndë në "Loro Boriçi". Barazon 1-1 ndaj Korabit

Shtyp pdf

Vllaznia gabon rëndë në ndeshjen më të lehtë të sezonit ndoshta, atë ndaj Korabit. Në takimin e luajtur në "Loro Boriçi", kuqeblutë kanë barazuar 1-1 duke bërë në këtë mënyrë që t'i komplikojë jo pak punët për arritjen e objektivit që ata kanë në këtë fund-kampionati. E luajtur pa tifozë për shkak të dënimit të fushës, kjo përballje nisi më mirë për kuqeblutë që krijojnë disa raste në fillim megjithatë loja e tyre nuk ngjitet në lartësinë e duhur.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al