Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 26 52
2 Pa 26 52
3 Sk 26 50
4 Lu 25 36
5 Vl 26 32
6 Ti 26 30
7 Te 26 28
8 La 26 25
9 Fl 24 22
10 Ko 25 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3117
mod_vvisit_counterDje4486
mod_vvisit_counterKete jave31072
mod_vvisit_counterTe gjitha4699359

Vllaznia analizon Flamurtarin. Konstatohen gabime të pafalshme

Shtyp pdf

Skuadra e Vllaznisë paraditen e djeshme ka zhvilluar një tjetër analizë për ndeshjen e humbur në javën e parë të kampionatit. Ndryshe nga analiza e bërë pak ditë më parë, dje ka qenë rradha e analizës me pamje filmike. Trajneri Canaj është ndalur gjatë tek ky takim dhe gabimet e bëra nga futbollistët e tij. Konkluzioni përfundimtar ka qenë se në këtë ndeshje janë bërë gabime të pafalshme dhe plotësisht të korigjueshme. Ajo çfarë duhet tani patjetër që është riparimi I tyre në mënyrë që në ndeshjen e rradhës, skuadra të paraqitet krejt ndryshe. Kur ka analizë, sigurisht që ka edhe konkluzione të asaj çfarë diskutohet. Kështu ka ndodhur edhe pas analizës me pamje filmike të ndeshjes me Flamurtarin.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Nesër nis kampionati i femrave. Merr pjesë edhe Vllaznia

Shtyp pdf

Do të startojë nesër (e shtunë) kampionati i pestë kombëtar i futbollit në vendin tonë. E veçanta e këtij kampionati është se për herë të parë merr pjesë edhe ekipi i Vllaznisë. Ka qenë dëshira e drejtuesve të Bashkisë Shkodër dhe e klubit të futbollit Vllaznia për ngritjen e këtij ekipi, ajo që ka bërë të gjendet gjuha e përbashkët me pasionantin e madh të futbollit, Lazër Matija. Ky i fundit siç dihet, ka ngritur ekipin e futbollit të femrave të Adës me të cilin në tre kampionate që ka marrë pjesë, ka fituar pesë trofe. Por kohët e fundit, ai ka patur mosmarrëveshje me drejtuesit e Komunës Velipojë dhe në një situatë të tillë, ka vendosur që ta transferojë ekipin tek klubi Vllaznia.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vujadinoviç e Rajoviç, një garanci e madhe për kuqeblutë

Shtyp pdf

Nëse ka diçka të mirë tek Vllaznia e sivjetme, sigurisht që ajo është dyshja e malazezëve e përbërë nga portieri Vujadinoviç e mbrojtësi Rajoviç. Ata kanë luajtur edhe më parë në Shkodër dhe kanë një mbështetje të madhe edhe në rradhët e tifozërisë kuqeblu. Paraqitja e tyre në ndeshjen me vlonjatët I ka dhënë shumë garanci skuadrës në prapavijë dhe kështu pritet të ndodhë edhe në vazhdim. Janë dy sportistë me cilësi shumë të mira dhe si të tillë vlerësohen shumë edhe nga ana e stafit drejtues që e kanë bazuar lojën tek ato. Përvoja e tyre e madhe por edhe aftësitë e treguara kudo ku kanë luajtur, kanë bërë që drejtuesit e Vllaznisë të insistojnë për t'i mbajtur në skuadër.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Të shtunën Vllaznia miqësore me Teutën në Durrës

Shtyp pdf

Periudhën e ndërprerjes së kampionatit, drejtuesit e Vllaznisë po e shfrytëzojnë për rregullimin e gabimeve të vërejtura në takimin hapës të kampionatit, atë me Flamurtarin. Për këtë arsye, duke shfrytëzuar periudhën e pushimit këtë javë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, është menduar zhvillimi i një ndeshje miqësore këtë fundjavë. Kështu, duke qenë se ndeshja e rradhës për kampionat, do të luhet në transfertën e Kukësit, edhe miqësorja është kërkuar të luhet jashtë Shkodre dhe prandaj është rënë dakord që të ketë një miqësore me ekipin e Teutës. Trajnerët Canaj e Magani kanë rënë dakord për këtë gjë dhe ndeshja do të luhet pasditen e së shtunës në Durrës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Zëvendëstrajneri Nikaj në Lushnjë për të ndjekur Kukësin

Shtyp pdf

Fakti që ndeshja e djeshme Lushnja – Kukësi nuk është transmetuar në asnjë kanal televiziv, ka bërë të drejtuesit e Vllaznisë të mendojnë për ta ndjekur “Live” nga stadiumi këtë ndeshje për të studiuar kundërshtarin e rradhës, ekipin kukësian. Në këtë mënyrë, mesditen e djeshme zëvendëstrajneri Samuel Nikaj është nisur nga Shkodra drejt Lushnjës për të ndjekur këtë ndeshje dhe sigurisht që ai në bllokun e tij ka vënë edhe shënimet e qarta që do t’I startojë tek trajneri Canaj në mënyrë që sëbashku të marrin masat e duhura për ndeshjen e javës së ardhshme në transfertë me Kukësin.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Kroati Bushiç i gatshëm për ndeshjen e Kukësit

Shtyp pdf

Nëse nuk ka luajtur në takimin e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin, sulmuesi kroat Tomislav Bushiç pritet të jetë në formacionin e Vllaznisë në javën edytë, në ndeshjen ndaj Kukësit. Deri pas dy javësh do të mbyllet gjithçka sa I takon ardhjes së leje-kalimit të tij dhe ai do të jetë I gatshëm për të luajtur. Në fakt, kuqebutë e kanë shumë problem gjetjen e një sulmuesi- gold he prandaj ata shpresojnë ta kenë gjetur atë tek Bushiç. Të paktën CV-ja e tij garanton shumë gola megjithatë duhet parë se çfarë do ndodhë realisht në fushën e lojës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Canaj: Jam i shqetësuar nga loja e ekipit tim

Shtyp pdf

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është parë tejet i shqetësuar pas humbjes në ndeshjen e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin. Menjëherë pas saj ka thënë shkurtimisht edhe disa fjalë për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi në fushën e lojës: "Ne e kemi vuajtut këtë periudhë. Më vjen keq për sportdashisit shkdranë që ishte përgatitur që ne ta fitoniom këtë takim. Ne kemi patur problemet tona që I kemi theksuar prej kohësh dhe ne e kemi theksuar. Më vjen keq që jemi ndëshkuar nga një gabim I joni. Megjithatë me shqetëson shumë loja e zhvilluar nga ekipi. Ky kontigjent është, shpresojmë tek rikuperimi I lojtarëve të dëmtuar e po ashtu edhe aktivizimi I kroatit të sulmit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Shkodranët të zhgënjyer me Vucajn e Nimanin

Shtyp pdf

Drejtuesit e Vllaznisë ndonëse nuk e kanë shprehur publikisht, duken shumë të zhgënjyer me vendimin e dy futbollistëve shkodranë, Erjon Vucajt dhe Valdano Nimanit. Ai kishin marrë ofertën financiare të kuqebluve, kishin rënë thuajse dakord me gjithçka dhe thjesht kanë udhëtuar për të mbyllur gjithçka me presidentin e Laçit Pashk Laska. Por duket se ka qenë ky I fundit që me insistimin e tij I ka mbajtur të dy futbollistët sërish në skuadër edhe për sezonin e ri. Vucaj e Nimani për rrjedhojë I kanë lajmëruar drejtuesit shkodranë për vendimin e tyre dhe sigurisht që ata janë ndjerë të zhgënjyer.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Sulmuesi Guri lihet i lirë nga ana e klubit shkodran

Shtyp pdf

Ndonëse prej 2-3 sezonesh është konsideruar një nga elementët më me perspektivë të Vllaznisë, sulmuesi shtatëlartë Sindrit Guri nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri. Në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani nuk ka arritur të fitojë vendin e sulmuesit titullar. Kjo e ka pezmatur jo pak ndoshta atë dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe nga drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë të largohet.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al