Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3536
mod_vvisit_counterDje7912
mod_vvisit_counterKete jave35869
mod_vvisit_counterTe gjitha6322185

Vllaznia luan dobët dhe humbet 0-3 ndaj Laçit në ndeshjen e sotme

Shtyp pdf

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët në takimin e sotëm të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase dhe prandaj është mundur me rezultatin 3-0. Takimi ka nisur me 10 minuta vonesë nga ekipi shkodran ka protestuar në adresë të FSHF-së e cila nuk mori parasysh zëvendësimin e gjyqtarit Kridens Meta i cili ka qenë edhe më parë i kontestuar prej tij.Ndeshja është kontrolluar tërësisht nga vendasit të cilët nuk kanë hasur në rezistencën e kuqebluve ashtu siç ishte menduar.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia reagon: Nëse gjykon Meta, ne mund të mos dalim në fushë!

Shtyp pdf

Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia kanë reaguar mbrëmë në lidhje me njeriun që mund të gjykojë takimin e sotëm ndaj Laçit. Ky duket se është hamendësim I tyre megjithatë ata janë kundër Kridens Metës, arbitrit që mund të gjykojë në këtë takim. Kjo ngaqë një muaj e gjysëm përpara, e kanë shpallur “non grata” dhe përmes një deklarate zyrtare ia bënë të qartë këtë gjë edhe FSHF-së dhe Sektorit të Garave.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Canaj: Kemi probleme me mungesat por do kërkojmë pikë në Laç

Shtyp pdf

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj e ka konsideruar një ndeshje shumë të vështirë atë që do të luhet ditën e dielë në Laç ndaj skuadrës vendase por ka theksuar se me një impenjim të të gjithë futbollistëve, mund të merret një rezultat pozitiv. Kjo deklaratë është bërë prej tij pikërisht para seancës së fundit stërvitore të kësaj jave.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Tafili: I kënaqur që goli im eliminoi Partizanin

Shtyp pdf

Alsid Tafili ka qenë pa diskutim heroi i sfidës së djeshme, pasi me golin e tij i ka dhënë Vllaznisë kualifikimin ndaj Partizanit. 26- vjeçari ka hyrë në fushë në minutën e 96-të, por i kanë mjaftuar vetëm gjashtë të tilla për të shënuar golin e kualifikimit. I dalë nga akademia kuqeblu, por që më parë ka provuar të luajë edhe me Laçin, Teutën apo edhe në Greqi, prej dy sezonesh ka vendosur të rikthehet në Shkodër.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Minifutboll: Vllaznia eliminohet në gjysmëfinale nga Edro Vlora

Shtyp pdf

Vllaznia e minifutbollit nuk ka arritur dot të kalojë në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasi kishte mundur Flamurtarin me rezultatin 3-1 në çerekfinale, shkodranët në turin gjysmëfinal janë ndeshur me ekipin tjetër vlonjat, pikërisht Edro Vlorën. Ndeshja është zhvilluar pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Agim Canaj: E merituam plotësisht kualifikimin ndaj Partizanit

Shtyp pdf

I entuziasmuar në maksimum është shfaqur trajneri i Vllaznisë Agim Canaj në konferencën e shtypit të pasndeshjes. Ai ka vlerësuar lart shpirtin e garës të treguar nga futbollistët e tij duke thënë se kualifikimi ka qenë mëse i merituar. “Kualifikimi ka qenë mëse I merituar për ne. Kemi kontrolluar gjatë gjithë kohës lojën, edhe atëherë kur nuk e kishim topin në zotërim.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Alsid Tafili kualifikon Vllazninë në çerekfinale. Mund 1-0 Partizanin

Shtyp pdf

Ka mjaftuar goli i Alsid Tafilit në minutën e 102-të të ndeshjes që Vllaznia të fitonte dhe të kualifikohej për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia e interesuar zyrtarisht për mesfushorin kosovar Zhdrella

Shtyp pdf

Klubi i futbollit Vllaznia është i interesuar për mesfushorin kosovar Mentor Zhdrella. Lajmi është zyrtar dhe bëhet i ditur nga drejtuesit e lartë të tij. Në këtë mënyrë, edhe shkodranët futen në garë për të marrë shërbimet e këtij futbollisti ashtu si Partizani, Besa, Shkëndia e Tetovës dhe ndonjë ekip tjetër. Po ashtu konfirmohet edhe fakti se gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të klubit kanë patur takim me futbollistin në Prishtinë dhe është lënë hapur mundësia e firmosjes së një kontrate gjatë muajit janar.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Canaj: Vllaznia do të kualifikohet nesër ndaj Partizanit

Shtyp pdf

Objektivi I Vllaznisë në ndeshjen e Kupës me Partizanin, do të jetë një dhe I vetëm: kualifikimi për në turin tjetër. Kjo është deklarata e bërë nga ana e trajnerit të saj Agim Canaj në konferencën e shtypit dhënë një ditë para ndeshjes pikërisht në ambjentet e hotel “Argentit” ku ekipi është I grumbulluar. Ai ka theksuar se është positive gatishmëria e të gjithë futbollistëve për të luajtur dhe po ashtu, edhe vetë do jetë në pankinë këtë takim.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al