Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 3 7
2 KU 3 7
3 FL 3 6
4 TE 3 6
5 VL 3 4
6 LU 3 4
7 LA 3 3
8 KA 3 2
9 LU 3 1
10 PA 3 1

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3295
mod_vvisit_counterDje4676
mod_vvisit_counterKete jave13125
mod_vvisit_counterTe gjitha5612259

Agim Canaj: Gabimet me Skënderbeun dhe Teutën i kemi lënë pas

Shtyp pdf

Tekniku Agim Canaj është i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat në miqësoren e sotme ndaj Adës, ku i ka dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve të tregojnë vlerat e tyre. Në një prononcim për gazetarët pas kësaj miqësoreje, ai ka folur edhe për situatën pas humbjes së fundit me Teutën, analizën e bërë por edhe për ndeshjen e rradhës me Kastriotin. Ja intervista e plotë e trajnerit të skuadrës sonë:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia mund Adën 1-0 në miqësore. Shënon, i zakonshmi Bushiç

Shtyp pdf

Pasditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një miqësore ndaj Adës së Velipojës. Trajnerët e të dy ekipeve, Canaj dhe Shaba kanë shfrytëzuar këtë ndërprerje kampionati për të testuar skuadrat e tyre. Ndeshja është zhvilluar në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe është ndjekur me interes nga një numër i madh sportdashësish. Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë Vujadinoviç, në mbrojtje Gocaj, Kraja, Rexha e Baci, në mesfushë Balaj, Ramadani, malazezi Vuk e Vecaj ndërsa në sulm kanë luajtur Dibra dhe Gjini.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia e femrave "ndeshje stërvitore" me Apoloninë. E mund 11-0

Shtyp pdf

Vllaznia ka arritur një fitore të thellë paraditen e sotme në ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë të luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" ndaj Apolonisë së Fierit. Rezultati i fiksuar në fund të 90 minutave të këtij takimi ka qenë 11-0 për shkodranet por ai mund të kishte qenë edhe më i thellë në fakt nisur nga diferenca e madhe në mes dy ekipeve.Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 7-0 ndërsa në të dytën janë shënuar edhe katër gola të tjerë nga vajzat shkodrane.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia analizon Teutën. Evidentohen gabimet që sollën humbjen

Shtyp pdf

Ashtu siç pritej, stafi drejtues i Vllaznisë e ka analizuar ndeshjen e fundit, atë të humbur ndaj Teutës, edhe me pamje filmike. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme teksa të gjithë kuqeblutë bashkë edhe treshen e trajnerëve Canaj- Nikaj- Legata janë ulur para ekranit të TV-së për të parë dvd-në e ndeshjes. Stafi drejtues është ndalur kryesisht tek një apo dy gabime të konstatuara në pjesën e parë, përfshi këtu edhe gabimin në vendosje tek goli i parë ndërkohë që më shumë janë ndalur tek pjesa e dytë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia- Apolonia, të shtunën për kampionatin kombëtar të femrave

Shtyp pdf

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave tashmë ka hyrë në rrugën e vazhdimësisë së tij. Këtë të shtunë do të luhen ndeshjet e javës së pestë të tij. Kalendari i kësaj jave ka dhuruar sfidën Vllaznia- Apolonia. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11.00 në fushën sportive "Reshit Rusi". Drejtuesit e klubit shkodran kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje. Sigurisht që nuk parashikohet të jetë një ndeshje e fortë për vetë diferencat që kanë dy ekipet.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Dritan Gjyrezi zgjidhet pjesë e grupit të punës të Shoqatës Europiane të Klubeve

Shtyp pdf

Menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi që siç dihet është përfaqësuesi i klubit të futbollit Vllaznia në Shoqatën Europiane të Klubeve (ECA), është pranuar nga drejtuesit e lartë të kësaj shoqate të jetë pjesë e grupit të punës që do drejtojë dhe bashkërendojë punët për një periudhë dyvjeçare 2013-15. Ky është lajmi më i fundit që ka mbërritur nga zyrat e këtij institucioni që gjenden në Zvicër.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Sherri dhe Demaj thirren në Kombëtaren U-17 nga trajneri Mustedanagiç

Shtyp pdf

Trajneri i kombëtares U-17 të vendit tonë, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç që nga fillimi i kësaj jave ka nisur grumbullimin me ekipin e tij për ndeshjet e rradhës eliminatore që do të zhvillojë në ditët e ardhshme. Që prej së hënës, futbollistë e thirrur prej tij janë grumbulluar në Pogradec, aty ku do qëndrojnë për më shumë se dy javë. Në listën e lojtarëve që ai ka thirrur në këtë grumbullim, bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri dhe për mbrojtësin Arlind Demaj.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Disiplina vendos: Vllaznia dy ndeshje pa tifozë në fushën e saj

Shtyp pdf

Dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj, ekipi I Vllaznisë do t’I luajë në stadiumin “Loro Boriçi” por pa praninë e tifozëve të saj. Ky është vendimi që ka marrë sot Komisioni I Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e tij të rradhës. Në fakt pritej që sjellja e tifozërisë shkodrane në ndeshjen me Skënderbeun, të ishte pjesë e diskutimeve të këtij komisioni.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia ditën e shtunë ndeshje miqësore me ekipin e Adës

Shtyp pdf

Vllaznia do ta shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Pushimi I aktivitetit për ekipin shkodran duket se ka mbërritur në momentin më të mirë të mundshëm. Dy humbjet e njëpasnjëshme me Skënderbeun dhe Teutën kanë bërë që situata të mos jetë shumë entuziaste dhe stafi drejtues po mundohet të gjejë fajtorët për këto dy humbje. Analizat dhe diskutimet vazhdojnë por sigurisht që duhet punuar edhe për korigjimin e gabimeve të vërejtura deri më tani.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al