Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1495
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave40177
mod_vvisit_counterTe gjitha6091389

Klubi Vllaznia merr masa ndaj skuadrës për paraqitjet e fundit

Shtyp pdf

Drejtuesit e lartë të klubit të futbollit Vllaznia kanë vendosur të marrin masën e parë ndëshkimore ndaj skuadrës për paraqitjet e fundit jo të mira, kulmuar me humbjen të dielën në Kavajë. Kështu, është vendosur që e gjitha skuadra të gjobitet me nga një gjysëm rrogë mujore. Vendimi është marrë nga drejtuesit më të lartë të klubit, në konsultim edhe me kryebashkiakun dhe njëkohësisht presidentin e Vllaznisë, z. Lorenc Luka.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Risia: Analiza me pamje filmike për ekipet e Akademisë Vllaznia

Shtyp pdf

Tashmë po kthehet në një ritual të zakonshëm. Ekipet e Akademisë Vllaznia çdo javë analizat e ndeshjeve, i zhvillojnë me pamje filmike. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Pasditen e së hënës, vetëm një ditë pas ndeshjeve të javës së tetë të kampionatit, dy ekipet kuqeblu kanë zhvilluar analizat e ndeshjeve të fituara me Partizani. Fillimisht në zyrat e klubit është ngjitur ekipi i 19 vjeçarëve.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Akademia Vllaznia tre ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës

Shtyp pdf

Pas bashkëpunimit në mes ekipeve të para, Vllaznia dhe Prishtina duket se kanë nisur një bashkëpunim edhe në mes ekipeve të moshave. Pikërisht për këtë, sot paradite kanë mbërritur në Shkodër ekipet U-13, U-15 dhe U-17 të Prishtinës për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipet e Akademisë Vllaznia në të njëjtat grupmosha. Kjo është arritur pas akordit të drejtorit sportiv Armir Grima me një trajnerët e Prishtinës Kushtrim Munishi.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Akademia Vllaznia, dy fitore ndaj Partizanit sot në Tiranë

Shtyp pdf

Javë shumë e mbarë ka qenë kjo e teta për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë luajtur në transfertë ndaj Partizanit, në ndeshjet që janë luajtur në kompleksin "Dinamo" në Tiranë. E para ka triumfuar Vllaznia U-17 që ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj të kuqve. Nga ana tjetër Vllaznia U-19 ndaj të njëjtit kundërshtar ka fituar 1-0. Ndeshjet kanë qenë interesante.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia "mund veten" në Kavajë. S'shënon Hajdari, e pëson nga Sefa

Shtyp pdf

Vllaznia ka bërë një hap të gabuar pasditen e sotme teksa ka humbur 0-1 në Kavajë me Besën. Një humbje që nuk duhej të kishte ndodhur për nga mënyra si shkoi loja. Arsen Hajdari të paktën në dy raste duhej patjetër të kishte shënuar në portën vendase por nuk e ka bërë këtë gjë. E bëri Sefa i Besës që në minutat e fundit ka arritur të shënojë golin që i dha tre pikë skuadrës së tij.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Bilancet, Vllaznia s'duhet të dalë pa pikë nga Kavaja

Shtyp pdf

Bilancet flasin pozitivisht për shkodranët. Në daç për gjithë historikun e përballjeve në mes Besës dhe Vllaznisë dhe në daç në 10 vitet e fundit. Sa i takon këtyre ballafaqimeve të kësaj dekade, janë luajtur 26 ndeshje nga të cilat Vllaznia ka fituar 13, Besa 9 të tjera ndërsa 4 janë mbyllur në barazim. Edhe me golaverazh shkodranët udhëheqin 44-29.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Samuel Nikaj në "timonin" e Vllaznisë në Kavajë. Do kërkojmë fitoren

Shtyp pdf

Vllaznia në ndeshjen e së dielës me Besën nuk do të drejtohet në pankinë nga trajneri Agim Canaj për shkak të pezullimit të tij dyjavor nga Komisioni I Disiplinës. Skuadrën do ta drejtojë ndihmësi I tij Samuel Nikaj I cili e ka ndeshjen e tij të parë në Superligë si trajner. Duke folur për televizionin Rozafa, Nikaj ka thënë se do jetë një ndeshje e veçantë për të por nga ana tjetër ka bërë të ditur se komunikimi me Canajn do jetë I vazhdueshëm gjatë ndeshjes përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia për femra mund 5-1 Shkëndinë e Durrësit. Kryeson me 22 pikë

Shtyp pdf

Vllaznia në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Shkëndisë së Durrësit me rezultatin 5-1. Ndeshja është luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”  dhe ndonëse skuadra shkodrane ka luajtur thuajse me formacionin e saj të dytë, ajo ka dominuar ndaj kundërshtarit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Disiplina pezullon me nga dy ndeshje Grimën dhe Canajn

Shtyp pdf

Vllaznia vazhdon të jetë në "syrin" e anëtarëve të Komisionit të Disiplinës. Pas dënimit të dhënë për ndeshjen me Skënderbeun, ky komision sot ka dhënë të tjera vendime kundër drejtuesve të tij. Kështu, drejtori sportiv Armir Grima dhe trajneri Agim Canaj janë pezulluar me nga dy ndeshje secili për të mos qenë pranë skuadrës. Një vendim i tillë është marrë për shkak të ofendimeve që i kanë bërë zyrtarëve të ndeshjes në takimin e fundit me Bylisin.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al