Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2119
mod_vvisit_counterDje4381
mod_vvisit_counterKete jave31757
mod_vvisit_counterTe gjitha5597271

Vllaznia- Laçi luhet të shtunën në orën 14.00 dhe jo të dielën

Shtyp pdf

Kërkesa e të dy klubeve, Vllaznisë dhe Laçit është pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për rrjedhojë, ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të luhet ditën e shtunë, datë 28 shtator, ora 14.00 në stadiumin "Loro Boriçi". Në fakt ajo ka qenë e programuar për t'u luajtur të dielën megjithatë tashmë ndryshimi është bërë. Ky takim do të luhet pas dy ditësh.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Olsi Gocaj i gatshëm për ndeshjen e rradhës me kuqeblutë

Shtyp pdf

Vllaznia të dielën në ndeshjen ndaj Laçit do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Olsi Gocaj. Ai në fakt udhëtoi edhe javën e kaluar në Lushnjë megjithatë nuk luajti për asnjë minutë, madje e ka parë ndeshjen nga tribuna e stadimit "Roza Haxhiu" sepse stafi drejtues vendosi të mos rrezikojë me të. Por tashmë është ndryshe. Tekniku Agim Canaj do të ketë edhe një alternativë më tepër për takimin e kësaj fundjave me Laçin. Për teknikun dhe ekipin është kthyer pas një dëmtimi të gjatë mesfushori Olsi Gocaj.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia do kërkojë fitoret me Laçin dhe Skënderbeun

Shtyp pdf

Vllaznia ka një short shumë të favorshëm në dy javët e ardhshme të kampionatit. Ajo do të ketë dy ndeshje në fushën e saj, fillimisht të dielën me Laçin dhe më pas, të mërkurën e ardhshme me Skënderbeun po në Shkodër. Dy fitore në këto dy takime, do të ishin një ecuri e shkëlqyer e kuqebluve prandaj dhe po punohet me shumë përkushtim në stërvitje për arritjen e tyre. Shumë pozitive është edhe mbështetja që klubi po I jep skuadrës. Ditën e djeshme ato kanë shpërndarë edhe premion e rradhës, atë prej 2 milionë lekësh të akorduar për barazimin e fundit në Lushnjë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia- Laçi të dielën, Vllaznia- Skënderbeu të mërkurën e ardhshme

Shtyp pdf

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të javës së 5-të të Superligës me datat përkatëse të tyre. Kështu, ndeshja Vllaznia- Laçi do të luhet ditën e dielë në orën 14.00. Në fakt, drejtuesit e të dy klubeve nuk kanë qenë shumë dakord me këtë gjë dhe kanë kërkuar që ajo të spostohet për të shtunën me datë 28 shtator megjithatë duhet pritur tashmë vendimi i FSHF-së. Nga ana tjetër, është vendosur që edhe ndeshjet e javës së gjashtë të luhen në mesjavën e ardhshme, pikërisht përpara ndëprerjes së kampionatit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vujadinoviç: Vllaznia merr të paktën 4 pikë në dy ndeshjet e rradhës

Shtyp pdf

Portieri malazez i skuadrës shkodrane Miroslav Vujadinoviç ka qenë i shqetësuar së tepërmi me vendimet e gjyqtarit Jemini në ndeshjen e fundit me Lushnjën. Ai ka reaguar edhe në fushë dhe madje është ndëshkuar me karton të verdhë prej tij. Reagon serish dhe duke folur në lidhje me këtë ndeshje, thotë:"Nuk e kam për zakon të gjykoj shumë veprimet e arbitrave por mendoj se në ndeshjen e fundit në Lushnjë, ka qenë pikërisht ai që na ka mohuar fitoren. Disa vendime të dyshimta karshi nesh, na ndëshkuan shumë duke bërë që të na mohohen dy pikë në këtë ndeshje, prandaj dhe u irrituam shumë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi i Futbollit Vllaznia akordon premio edhe për barazimin në Lushnjë

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia ka akorduar një premio prej 2 milionë lekësh (të vjetra) edhe për rezultatin e tretë pozitiv rradhazi që skuadra kuqeblu ka arritur. Bëhet fjalë pikërisht për barazimin e arritur në stadiumin "Roza Haxhiu" ditën e shtunë ndaj Lushnjës vendase. Ndonëse ka qenë një ndeshje ku fitorja duhej të kishte qenë e Vllaznisë por e mohuar kjo nga gjyqtari i ndeshjes Lorenc Jemini, sërish drejtuesit e klubit e kanë konsideruar rezultat pozitiv edhe pikën e marrë. Ajo vjen pas dy fitoreve rradhazi me Kukësin dhe Tiranën, duke bërë që skuadra jonë të renditet në vendet e para të tabelës së klasifikimit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia U-17 fiton 3-1 në Durrës, Vllaznia U-19 vetëm barazim

Shtyp pdf

Kanë nisur sot kampionatet kombëtare të Superligës për 17 dhe 19 vjeçarët. Sipas shortit të hedhur më parë, në ndeshjet e javës së parë, dy ekipet e Vllaznisë kanë qenë udhëtuese në Durrës duke u ndeshur me ekipet e Teutës. Takimi i parë ka qenë ai i 17 vjeçarëve. Vllaznia e drejtuar në këtë sezon nga trajneri Alban Noga ka fituar këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në barazim 0-0. Me fillimin e pjesës së dytë kanë qenë durrsakët ata që kanë shënuar të parët por më pas ka ardhur goli i barazimit për kuqeblutë 17 vjeçarë shënuar nga mesfushori Endi Brahimi me 11-metërsh.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia e Bashkia Shkodër: Të ndëshkohet gjyqtari Lorenc Jemini!

Shtyp pdf

Drejtuar: Presidentit te FSHF-se, z. Armando Duka

Sekretarit te Pergjithshem, z. Ilir Shulku

Sektorit te Arbitrimit prane FSHF-se

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Canaj: Gjykimi na mohoi fitoren sot në Lushnjë

Shtyp pdf

Shumë i revoltuar ka qenë trajneri i ekipit tonë Agim Canaj si në fushën e lojës ashtu edhe në përfundimin e ndeshjes të luajtur pasditen e sotme në "Roza Haxhiu" ndaj Lushnjës. Gabimi në golin e Lushnjës teksa duhej akorduar rivënie fundore dhe jo goditje këndi që solli edhe golin e Cankës, anullimi i golit të Shtubinës në minutën e 47-të dhe sidomos ai i Krujës në minutën e 82-të e kanë bërë atë të mendojë se gjykimi i ka mohuar fitoren Vllaznisë në këtë ndeshje. Këtë e ka thënë edhe në konferencën e shtypit të pasndeshjes kur ka deklaruar:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al