Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 14 31
2 FL 14 25
3 KA 14 23
4 KU 14 22
5 LA 14 21
6 PA 14 21
7 TE 14 15
8 LU 14 13
9 VL 14 12
10 LU 14 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1356
mod_vvisit_counterDje7877
mod_vvisit_counterKete jave40038
mod_vvisit_counterTe gjitha6091250

Sinani: Vllaznia kap vendin e dytë. Kjo ecuri falë Canajt dhe Grimës

Shtyp pdf

Vioresin Sinani, ish-kapiteni dhe gole adori më i mirë në gjithë historinë e deritanishme të kampionateve shqiptare, është optimist se kjo Vllazni mund të jetë pretendente deri në fund në këtë sezon. Sipas tij, Vllaznia e këtij edicioni deri më tani ka bindur çdo skeptik. Në një intervistë për gazeten, ish-kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka treguar se ka qenë ndër të parët që ka besuar te kjo skuadër, ndërsa ka vlerësuar me nota pozitive paraqitjen e kroatit të sulmit, Tomislav Bushiç.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Portieri Vujadinoviç: Merita për fitoren, e të gjithë ekipit

Shtyp pdf

Miroslav Vujadinoviç, portieri i Vllaznisë, ka qenë heroi i takimit me Partizanin, pasi me pritjet e tij spektakolare ka treguar se është një nga pikat më të forta të shkodranëve. Me të vërtetë që Ndriçim Shtubina ka qenë autori i golit të tri pikëve për kuqeblutë, por Vujadinoviç me ndërhyrjet e tij bëri që Vllaznia ta mbronte rezultatin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Në një bisedë për gazeten, heroi i këtij takimi, Vujadinoviç, ka pohuar se merita e fitores u takon të gjithëve pa përjashtim.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Ndriçim Shtubina ka një dedikim të veçantë: Goli i takon Ledios!

Shtyp pdf

Goli i tij ka patur shumë vlera ditën e djeshme. I shënuar në minutën e 49-të, ai i ka dhënë tre pikë ekipit të Vllaznisë dhe për këtë vetë Ndriçim Shtubina- autori i tij, ndjehet i lumtur. Për më tepër që ky gol ka patur edhe një dedikim të veçantë, për Ledio Piranin, tifozin që u nda nga jeta pak ditë më parë në një aksident automobilistik bashkë me katër shokë të tjerë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia, tre pikë të arta në "Qemal Stafa" ndaj Partizanit

Shtyp pdf

Fitore e mrekullueshme ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme për Vllazninë, arritur në "Qemal Stafa" ndaj Partizanit. Goli i Shtubinës në minutën e 49-të i ka dhënë tre pikët kuqebluve por heroi i vërtetë për kuqeblutë ka qenë portieri Vujadinoviç me pritjet e tij. Të rëndësishme kanë qenë tre pikët, me të cilat tashmë shkodranët ndodhen në vendin e tretë në renditje.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Formacioni, Ervis Kraja mund ta nis nga minuta e parë ndaj të kuqve

Shtyp pdf

Mungesat e Rajoviç dhe Beqirit në qendër të mbrojtes, e kanë detyruar trajnerin Canaj të mendojë për një zgjidhje në këtë pikë delikate të skuadrës. Ai do të aktivizojë për herë të parë gjatë këtij sezoni në rolin e mbrojtësit të qendrës, shtatëlartin Ervis Kraja. Të paktën kështu është dukur sot në seancën e fundit stërvitore që skuadra ka zhvilluar në fushën sportive të Shtojit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Canaj: Barazimi s'më kënaq. Do kërkojmë fitoren ndaj Partizanit

Shtyp pdf

"Më mirë një fitore sesa dy barazime, prandaj ndaj Partizanit skuadra jonë nuk do të jetë e kënaqur me barazimin por do të tentojë më shumë". Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i Vllaznisë Agim Canaj mesditën e sotme pasi kishte përfunduar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen e rradhës me Skënderbeun. Logjika e tij është e thjeshtë dhe shumë e drejtë. Ai e arsyeton edhe më poshtë atë se çfarë kishte në mendje.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Me tre kartona, Elvin Beqiri mungesa e madhe ndaj Partizanit

Shtyp pdf

Sikur të mos mjaftonte mungesa e Rajoviç, një tjetër problem i madh shfaqet për trajnerin Agim Canaj në repartin e mbrojtjes në pragndeshjen me Partizanin. Bëhet fjalë për kapitenin Elvin Beqiri. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e fundit me Kastriotin dhe ky ka qenë i treti për të. Çka do të thotë se për ndeshjen e rradhës ai do të jetë i penalizuar për të mos luajtur ndaj të kuqve.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Ndryshon orari dhe vendi, Partizani- Vllaznia luhet në 17.00 dhe në "Qemal Stafa"

Shtyp pdf

Ka ndryshuar gjithçka sa i takon orarit dhe vendit të zhvillimit të ndeshjes së kësaj jave në mes Partizanit dhe Vllaznisë. Deri ditën e djeshme vetë FSHF kishte lajmëruar se ndeshja do të luhej ditën e shtunë në orën 14.00 në stadiumin Selman Stërmasi" por në fakt gjërat kanë ndryshuar sot. Ndeshja në mes këtyre dy skuadrave merret vesh se do të luhet ditën e shtunë por në orën 17.00 dhe po ashtu ka ndryshuar edhe vendi, teksa do të luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia fiton 3-0 ndaj Veleçikut. Nderim për tifozin Ledio Pirani

Shtyp pdf

Vllaznia ka fituar pastër 3-0 ndaj Veleçikut në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ky takim është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ka nisur me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të 5 djemve të rinj shkodranë që humbën jetën një ditë më parë në një aksident automobilistik.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al