# | Skuadra | ND | PIKE |
---|---|---|---|
1 | SK | 29 | 66 |
2 | KU | 30 | 55 |
3 | LU | 30 | 47 |
4 | PA | 29 | 45 |
5 | FL | 30 | 43 |
6 | LA | 30 | 43 |
7 | KA | 30 | 37 |
8 |
![]() |
30 | 33 |
9 | TE | 30 | 33 |
10 |
![]() |
30 | 10 |
![]() | Sot | 3333 |
![]() | Dje | 8836 |
![]() | Kete jave | 40695 |
![]() | Te gjitha | 7007164 |
Nëse ka diçka të mirë tek Vllaznia e sivjetme, sigurisht që ajo është dyshja e malazezëve e përbërë nga portieri Vujadinoviç e mbrojtësi Rajoviç. Ata kanë luajtur edhe më parë në Shkodër dhe kanë një mbështetje të madhe edhe në rradhët e tifozërisë kuqeblu. Paraqitja e tyre në ndeshjen me vlonjatët I ka dhënë shumë garanci skuadrës në prapavijë dhe kështu pritet të ndodhë edhe në vazhdim. Janë dy sportistë me cilësi shumë të mira dhe si të tillë vlerësohen shumë edhe nga ana e stafit drejtues që e kanë bazuar lojën tek ato. Përvoja e tyre e madhe por edhe aftësitë e treguara kudo ku kanë luajtur, kanë bërë që drejtuesit e Vllaznisë të insistojnë për t'i mbajtur në skuadër.
Periudhën e ndërprerjes së kampionatit, drejtuesit e Vllaznisë po e shfrytëzojnë për rregullimin e gabimeve të vërejtura në takimin hapës të kampionatit, atë me Flamurtarin. Për këtë arsye, duke shfrytëzuar periudhën e pushimit këtë javë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, është menduar zhvillimi i një ndeshje miqësore këtë fundjavë. Kështu, duke qenë se ndeshja e rradhës për kampionat, do të luhet në transfertën e Kukësit, edhe miqësorja është kërkuar të luhet jashtë Shkodre dhe prandaj është rënë dakord që të ketë një miqësore me ekipin e Teutës. Trajnerët Canaj e Magani kanë rënë dakord për këtë gjë dhe ndeshja do të luhet pasditen e së shtunës në Durrës.
Fakti që ndeshja e djeshme Lushnja – Kukësi nuk është transmetuar në asnjë kanal televiziv, ka bërë të drejtuesit e Vllaznisë të mendojnë për ta ndjekur “Live” nga stadiumi këtë ndeshje për të studiuar kundërshtarin e rradhës, ekipin kukësian. Në këtë mënyrë, mesditen e djeshme zëvendëstrajneri Samuel Nikaj është nisur nga Shkodra drejt Lushnjës për të ndjekur këtë ndeshje dhe sigurisht që ai në bllokun e tij ka vënë edhe shënimet e qarta që do t’I startojë tek trajneri Canaj në mënyrë që sëbashku të marrin masat e duhura për ndeshjen e javës së ardhshme në transfertë me Kukësin.
Nëse nuk ka luajtur në takimin e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin, sulmuesi kroat Tomislav Bushiç pritet të jetë në formacionin e Vllaznisë në javën edytë, në ndeshjen ndaj Kukësit. Deri pas dy javësh do të mbyllet gjithçka sa I takon ardhjes së leje-kalimit të tij dhe ai do të jetë I gatshëm për të luajtur. Në fakt, kuqebutë e kanë shumë problem gjetjen e një sulmuesi- gold he prandaj ata shpresojnë ta kenë gjetur atë tek Bushiç. Të paktën CV-ja e tij garanton shumë gola megjithatë duhet parë se çfarë do ndodhë realisht në fushën e lojës.
Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është parë tejet i shqetësuar pas humbjes në ndeshjen e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin. Menjëherë pas saj ka thënë shkurtimisht edhe disa fjalë për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi në fushën e lojës: "Ne e kemi vuajtut këtë periudhë. Më vjen keq për sportdashisit shkdranë që ishte përgatitur që ne ta fitoniom këtë takim. Ne kemi patur problemet tona që I kemi theksuar prej kohësh dhe ne e kemi theksuar. Më vjen keq që jemi ndëshkuar nga një gabim I joni. Megjithatë me shqetëson shumë loja e zhvilluar nga ekipi. Ky kontigjent është, shpresojmë tek rikuperimi I lojtarëve të dëmtuar e po ashtu edhe aktivizimi I kroatit të sulmit.