Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot1892
mod_vvisit_counterDje11897
mod_vvisit_counterKete jave1892
mod_vvisit_counterTe gjitha8426273

Vllaznia ndalet në Lushnjë. Barazim 1-1 por vendos gjyqtari

Shtyp pdf

Skuadra shkodrane vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Sot ajo ka arritur të marrë një barazim në fushën e vështirë të Lushnjës në shifrat 1-1. Meritë e Vllaznisë së Agim Canajt kjo, që ka rikonfrimuar vetveten në një tjetër transfertë të vështirë. Kuqeblutë kanë arritur të kalojnë të parët në epërsi, që në minutën e 13-të me mesfushorin Tafili, duke e rritur më shumë ngrakesën psikologjike dhe përgjegjësinë te lushnjarët. Këta të fundit, sidoqoftë, nuk e humbin toruan.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Canaj: Duam fitoren edhe në Lushnjë

Shtyp pdf

Dy fitoret ndaj Kukësit dhe Tiranës, nuk "e kanë ngopur" trajnerin e Vllaznisë Agim Canaj. Ai dëshiron dhe do të kërkojë edhe fitoren e tretë rradhazi, këtë herë në transfertën e Lushnjës. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e fundit sot paradite në "Reshit Rusi" dhe në orën 12.15 minuta kanë marrë rrugën drejt Durrësit ku kanë kaluar natën. Duke folur për faqen tonë pas kësaj seance, trajneri Canaj ka thënë:"Atmosfera në skuadër është e vërtetë se ka ndryshuar shumë. Dy fitoret e fundit që kemi arritur, kanë rritur besimin tek vetë futbollistët që tashmë janë më të lirshëm megjithatë nuk duhet të vetëkënaqemi me këtë ecuri të dy ndeshjeve të fundit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Tomislav Bushiç: Golat, janë detyra ime. Do shënoj sërish

Shtyp pdf

Dy ndeshje, dy gola me fanellën e Vllaznisë. Kjo është nisja që i ka bërë karrierës me kuqeblutë sulmuesi kroat Tomislav Bushiç. Ka shënuar në Kukës, ka shënuar edhe ndaj Tiranës dhe kuptohet që ka kënaqur edhe stafin drejtues i cili duket i lehtësuar edhe për zgjedhjen që ka bërë për repartin e sulmit në merkaton e verës.“Po bëj vetëm detyrën. Për këtë punë kam ardhur tek Vllaznia, për të shënuar. Më vjen mirë që po shënoj sepse kjo është detyra ime megjithatë mund të them se edhe skuadra ka ecur mirë në këto dy ndeshjet e fundit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Ndriçim Shtubina: Më mirë që s'jemi nisur si pretendentë

Shtyp pdf

Kanë gëzuar të gjithë por më së shumti ka gëzuar ai për golin e parë të shënuar pasditen e së mërkurës në stadiumin "Loro Boriçi". Ndriçim Shtubina kthehet të flasë si protagonist pikërisht pas kësaj fitoreje dhe pas golit të tij, i pari për të në këtë kampionat.“Goli që shënova ishte I rëndësishëm sepse zhbllokoi rezultatin. Ka qenë një fitore e bukur dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë. Mbase fitorja duhej të kishte qenë shumë më e thellë nisur nga rastet e shumta që patëm. Megjithatë duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë si ajo e Lushnjës dhe ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Luka përshëndet skuadrën për fitoren. Akordon 3 milionë lekë premio

Shtyp pdf

Presidenti i Vllaznisë Lorenc Luka, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Shkodrës, në ndeshjen e sotme me Tiranën ka qenë në tribunën VIP të stadiumit "Loro Boriçi" dhe ka ndjekur me interes lojën e skuadrës së tij. Në fund të takimit sigurisht që ka duatrokitur gjatë futbollistët për suksesin e arritur. Por jo vetëm kaq. I shoqëruar nga administratori i klubit Fatos Gjyrezi është ulur në dhomat e zhveshjes, duke patur në krah edhe drejtorin sportiv Armir Grima dhe të tre sëbashku kanë uruar trajnerin Canaj dhe futbollistët për fitoren me bardheblutë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Trajneri Canaj: Mundëm Tiranën, një fitore me shumë vlera

Shtyp pdf

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është parë shumë i kënaqur në fundin e ndeshjes së sotme. Fitorja me Tiranën, i ka dhënë atij mundësinë të festojë bashkë me futbollistët e tij por vetëm për pak orë sepse më pas gjërat do të ndryshojnë duke nisur me përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Lushnjë. Canaj: Një fitore që do na vlejë shumë për të ardhmen. Duke folur në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Tiranës dhe trepikëshin e marrë, trajneri i kuqebluve është shprehur kështu në konferencën për shtyp:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia mund edhe Tiranën. 45 minuta mjaftojnë për 2-0

Shtyp pdf

Vllaznisë I kanë mjaftuar 45 minuta për të mundur Tiranën në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Golat e Shtubinës në minutën e 26-të dhe kroatit Bushiç tre minuta më vonë, kanë fiksuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0 për kuqeblutë. Megjithatë ata kanë qenë të favorizuar edhe nga dalja me karton të kuq që në minutën e 15-të të ndeshjes e sulmuesit të Tiranës Gerc pas goditjes së tij ndaj Rajoviç. Me një futbollist më shumë, shkodranët kanë zgjidhur gjithçka shumë shpejt e në fakt është pritur që të kishte goleadë në këtë ndeshje por në pjesën e dytë megjithatë ka patur edhe dy shtylla me anë të Seminës dhe Beqirit, nuk ka patur gol tjetër.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Rajoviç thirrje tifozëve: Ejani të mundim bashkë Tiranën!

Shtyp pdf

Rikthimi I tij pas dy vitesh mungesë, është pritur mirë në Shkodër. Blazho Rajoviç për këtë ndjehet mirë. Rikthehet në një qytet ku e duan dhe e respektojnë shumë dhe ai jo më kot, ka vendosur të jetojë aty bashkë me familjen e tij gjatë kësaj periudhe që do jetë nën kontratë me kuqeblutë. Mbrojtësi malazez edhe në ndeshjen e parë me Flamurtarin, pavarësisht humbjes së arritur, ka qenë nga më të mirët në fushë por në fakt ai ka shkëlyqer në Kukës ku ka qenë I pakalueshëm nga kundërshtari. Mbrojtësi 27 vjeçar nga Podgorica, duke folur në lidhje me këtë takimin e fundit, ka thënë: “Ndeshja që zhvilluam ndaj Flamurtarit ka qenë shumë e dobët për këtë dhe prandaj ishim të vetëdijshëm se duhej të ndryshonim.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Disiplina i jep fitoren 3-0 në tavolinë Vllaznisë në Kukës

Shtyp pdf

Vllaznia nuk ka fituar 3-1 por 3-0 në ndeshjen e fundit në Kukës. Vendimi është marrë sot nga ana e Komisionit të Disiplinës pasi ka marrë në shqyrtim incidentet e ndodhura në ndeshjen Kukësi- Vllaznia ditën e shtunë pikërisht në fundin e saj kur u hodhën shumë gurë dhe sende të tjera në fushën e lojës. Për këto, edhe loja u pat ndërprerë për 7-8 minuta. Në kushte të tilla, Disiplina ka vendosur të zhvlerësojë rezultatin 3-1 që u arrit në fushën e lojës dhe t'i japë fitoren 3-0 në tavolinë ekipit të Vllaznisë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al