Ndeshja e rradhes

NOW PLAYING
KATEGORIA SUPERIORE 2016-2017 - Round 31
Sht., 29. Pri. 2017 16:00
Vllaznia
Vllaznia
-:- Korabi
Korabi

Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 30 62
2 Pa 30 62
3 Sk 30 59
4 Lu 29 39
5 Vl 30 37
6 Ti 30 32
7 Te 30 32
8 Fl 28 31
9 La 30 29
10 Ko 29 12

Logo zyrtare


JPG / PNG / GIF


Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3345
mod_vvisit_counterDje7076
mod_vvisit_counterKete jave49063
mod_vvisit_counterTe gjitha4879000

Kemi 130 vizitorë n'linjë

Rezultatet

Sponsor

 

 

 

KAMPIONATI I FEMRAVE 2016-17

# Skuadra ND PIKE
1 Vllaznia femra 16 48
2 Apolonia 16 38
3 Kinostudio 16 35
4 AAS 16 31
5 Teuta 16 23
6 Juban Danja 16 22
7 Tirana AS 15 19
8 Skenerbeu 16 10
9 Dajti 16 6
10 The Door 15 0

K.F. Vllaznia ne facebook

Trajneri Canaj paralajmëron: Do ketë ndryshime në formacion

Shtyp pdf

E ka thënë dje në mënyrë të hapur se për ndeshjen e rradhës me Kukësin do të ketë ndryshime në formacion. Disa prej futbollistëve që nuk e kanë bindur në takimin e parë me Flamurtarin, do ulen në stol dhe për rrjedhojë vendin e tyre do ta zënë disa të tjerë. Në fakt ende nuk dihen taman emrat e atyre që do t’I zëvendësojnë pasi trajneri Canaj po teston shumë futbollistë. Megjithatë për të , e rëndësishme është që skuadra ka treguar dëshirë për të ndryshuar. Provën e parë e dha ndaj durrsakëve në miqësore. Tashmë mbetet për ta treguar edhe në ndeshjen e fundjavës me Kukësin për kampionat. Ja intervista e dhënë nga trajneri I Vllaznisë Agim Canaj për faqen tonë pasditen e djeshme:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Dritan Gjyrezi në Gjenevë për mbledhjen e rradhës të ECA-së

Shtyp pdf

Menaxheri Dritan Gjyrezi, si përfaqësues I klubit të futbollit Vllaznia, ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Gjenevës së Zvicrës për të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të ECA-së, shoqatës së klubeve të futbollit të Europës ku ajo aderon prej më tepër se një viti. Mbledhja e sotme do të jetë e rëndësishme për këtë shoqatë sepse do ndërtohen grupet e ndryshme të punës për mbarëvajtjen e këtyre veprimtarive të shoqatës dhe Gjyrezi është propozuar nga klubi shkodran për të qenë pjesë e njërit prej këtyre grupeve të punës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Kroati Bushiç gati për të startuar si titullar në sulmin e Vllaznisë

Shtyp pdf

Ka ardhur në fundin e merkatos së verës dhe menjëherë ka firmosur me Vllazninë. Sulmuesi kroat Tomislav Bushiç në njëfarë mënyre është “basti” I drejtuesve kuqeblu. Të gjendur në vështirësi për një sulmues cilësor, ata e morën këtë futbollist, nisur më tepër nga cv-ja e tij. Fakti që kishte luajtur me Hajdukun e Splitit, në Izrael dhe Azerbajxhan, do të thoshte se kishte përvojën e duhur për të ndihmuar Vllazninë. Në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit nuk luajti ngaqë nuk I kishte mbërritur ende leje-kalimi prandaj gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as komentet e ndryshme. Zëra Brenda skuadrës mendojnë se është një futbollist që nuk bën diferencën me sulmuesit aktualë ndërsa pjestarë të stafit drejtues mendojnë ndryshe duke e konsideruar këtë futbollist si pikë referimi për skuadrën në sezonin e ri.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia fiton 1-0 në miqësoren me Teutën të luajtur në Durrës

Shtyp pdf

Miqesorja e luajtur pasditen e se shtunes ne Durres me Teuten, eshte fituar nga Vllaznia me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga mesfushori Tafili në pjesën e dytë. Nga ajo çfarë është parë në këtë takim, trajneri Canaj ka vendosur të ndryshojë. Por interesant është fakti se janë konstatuar disa ndryshime krejt tjera nga sa mendohej. Kështu në portë edhe dje ka luajtur Vujadinoviç. Në krahun e djathtë të mbrojtjes ka luajtur Beqiri përsëri ndërsa në qendër ka qenë Rajoviç. Përkrah tij këtë herë nuk ka qenë Sykaj por Semina. Në të majtë ka luajtur lojtari me përvojë Belisha. Sa I takon mbrojësit Sykaj, ai këtë herë është aktivizuar në mesfushë në rolin e shkatërruesit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se



Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al