Trajneri Canaj: Nuk kishim fat, gabuam në goditjet standarde

Shtyp

Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit te djeshem me Kukesin ia la fajin e humbjes pikeriësht mungeses se fatit. Duke folur para gazetareve, ai tha: “Unë mendoj se ndeshja ishte për një tjetër rezultat. Ne dominuam në pjesën e parë të takimit, madje dhe shënuam. Po ja që na mungoi fati. Sa i përket pjesës së dytë bëmë dy gabime në goditjet standarde, për rrjedhojë pësuam edhe dy golat që na penalizuan. Megjithatë, ky është futbolli. Ngarkesa psikologjike ishte në anën tonë, nuk arritëm ta kalonim këtë periudhë të keqe. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën në takimet e ardhshme. Tani do të shikojmë kontingjentin që kemi, që të mund të përballojmë me sukses dy takimet si për kupë me Partizanin dhe me Tiranën. Është shumë herët të flitet për objektivat e kupës që tani. Duhet të shikojmë për kampionatin, duke shpresuar ndërkaq që të kemi edhe më tepër fat. Ne nuk luajtëm dobët, por e ritheksoj që jemi ndëshkuar nga goditje standarde”. Këto janë ato çfarë ka thënë trajneri i skuadrës sonë pas ndeshjes. Normalisht që ka vend për të analizuar edhe gabime të tjera të bëra gjatë lojës sepse vërtetë në stërvitje punohet për të mos ndodhur ato gabime por në fushën e lojës u bënë sërish. Vllazninë e pret një kalendar i vështirë në këtë fundviti dhe prandaj duhet bërë çmos dalja nga kjo situatë ku ajo ndodhet aktualisht.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com