Ekipet e Akademisë Vllaznia dy fitore në javën e 17-të

52

Dy fitore ka dhuruar për ekipet e Akademisë Vllaznia java e 17-të e kampionateve të moshave. Ato kanë pritur në Shkodër ekipet respektive të Laçit ndaj të cilëve kanë shënuar pesë gola, pa pësuar asnjë.
Ekipit Vllaznia U-17 i kane mjaftuar vetem 40 minuta per te “shpartalluar” ekipin e Laçit ne ndeshjen e rradhes per kampionat.Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi e kane mbyllur ne barazim 0-0 pjesen e pare te ketij takimi.Por e dyta ka qene ndryshe. Qe ne minuten e 49-te rezultati eshte zhbllokuar nga ana e sulmuesit Nikaj.Nderkohe me pas kane shenuar edhe Qerpiku nderkohe qe ne minutat e fundit ka gjetur rrugen e golit edhe mesfushori Sukaj.Me fitoren e sotme ne “Reshit Rusi” kuqeblute vijojne serine e rezultateve pozitive dhe kesisoj po ecin me bindje drejt arritjes se objektivit.
Vllaznia U19 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat dhe per me teper tashme ka perfituar edhe nga barazimi i Shkendise, duke e ngushtuar ne vetem dy pike diferencen me te.Mesditen e sotme kuqeblute kane arritur te fitojne ndaj Laçit me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Gjithçka ne kete takim eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare te kesaj ndeshje. Fillimisht ka qene mbrojtesi Egzon Shimaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 12-te te takimit ndersa me pas ka qene mesfushori Eridon Qardaku qe ka shenuar edhe golin e dyte qe mbylli edhe ndeshjen. Ne pjesen e dyte ekipi shkodran pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka shenuar gol tjeter dhe prandaj takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-0. Me kete trepikesh, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve duke qene tashme vetem dy pike larg Shkendise se Tiranes qe vazhdon te kryesoje renditjen.
© vllaznia.al