Administratori Lici: Arbitrimi na dëmtoi në ndeshjen me Tiranën, por rikthehemi më të fortë

344

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici pas ndeshjes ndaj bardhebluve ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me arbitrimin në sfidën mes shkodranëve dhe Tiranës.Lici u shpreh në një lidhje për “Zona Gol” se takimi me Tiranën u vendos nga episode, ndërsa beson se ekipi që ai administron, do jetë mes 3-4 më të mirëve në kampionat.
“Sot mund të them se këto ndeshje vendosen nga episode. Edhe sot u vendos nga episode. Bëmë gabim te goli i parë, por më mërziti goli i dytë. Gjithsesi, jam i kënaqur me atë që dha skuadra. Kemi shumë lojtarë me 1 javë stërvitje, por nuk më pëlqen mënyra e arbitrimit. Na u mohua një penallti, dhe kjo ndikoi në acarimin e tifozëve, dhe në lojën e ekipit”- ka deklaruar numri 1 i klubit shkodran. Nderkohe i pyetur ne lidhje me reagimin e tifozeve apo dhe per arbitrimin, Lici ka shtuar: “Arbitri Jorgji është i gatshëm t’i japë penallti Kukësit, por për Vllazninë nuk e sheh. Nuk e gjej arbitrin fajtor, por në çdo komunikim me lojtarët që ka pasur gjatë ndeshjes, nuk ka qenë korrekt. Deri në minutën e 60-të, Vllaznia u përball denjësisht me Tiranën. Kur pësuam, patëm edhe një shok psikologjik. Ne kishim dy ndeshje që nuk pësonim. Sikur të jepej ajo penallti, do bënim një paraqitje tjetër. Unë jam i kënaqur, gjithsesi. Ky pushim 15-ditor do na shërbejë për konsolidimin e ekipit. Them që Vllaznia do jetë një nga 3-4 ekipet më të mira të kampionatit. Tifozët mos i mendoni budallenj. Ata e kanë para qartë. Shkodranët i duartrokasin edhe kundërshtarët, por me këtë sjellje të Jorgjit, në vite ndaj Vllaznisë, sjell edhe këtë gjë. Vllazninë të mos e shohin si ekip bashkie. Unë jam i përgjegjshëm dhe kam besim te përzgjedhja e lojtarëve, te puna e trajnerit. Edhe unë nuk jam dakord me hedhjet në fushë. Do kemi edhe takime me grupe tifozësh që mos të kemi shfaqje të tilla”. Me pas, administratori i klubit kuqeblu ka folur edhe per vazhdimesine duke shprehur besimin e tij te plote se Vllaznia do te jete ne mes ekipeve me te mira te kampionatit. “Merkato është bërë e mirë, por lojtarët ende nuk kanë harmonizimin e duhur. Jemi defiçitarë në sulm, ndërsa në mbrojtje e mesfushë jemi të kompletuar. Ky 15-ditësh do na shërbejë shumë.
Me rëndësi është që kemi marrë një trajner të mirë. Ai ka bërë skuadrën, ne do bëjmë punën tonë. Për pjesën politike, i takon këshillit bashkiak të mbështesë Vllazninë. Nuk më takon mua kjo pjesë. Mua më takojnë financat dhe lirshmërinë për të punuar këtu”.
www.vllaznia.al