Asambleja e Përgjithshme miraton buxhetin e Vllaznisë për vitin 2019

79

Me vetëm një votë kundër dhe 25 vota pro, Asambleja e Përgjithshme shoqërisë aksionere Vllaznia ka miratuar sot projekt- buxhetin e saj për vitin 2019. Në fillim të punimeve të kësaj Asambleje, ka qenë administratori i klubit Suad Lici ai që ka bërë një pasqyrë të këtij buxheti duke shpjeguar edhe projektin se si mendon ta ndërtojë Vllazninë e sezonit të ardhshëm në Superligë. “Do punojme fort per te krijuar sa me shume te ardhme, me te cilat do te ndertojme nje ekip te denje per ne Superlige, ekip i cili me pas te luftoje per ne Kupat e Europes sepse vetem keshtu, mund t’ia dalim te leme pas problemet qe klubi ka patur keto kohet e fundit”- eshte shprehur ai. Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë tashmë në rolin e anëtarëve të Asamblesë së klubit, kanë evidentuar punën e mirë që është bërë sëfundi në klub, jo vetëm në rezultate por edhe në rregullimin e bilanceve të tij, megjithatë ka patur edhe prej atyre që kanë kërkuar të vazhdojë kjo punë edhe më tej. Ndërkohë, disa prej këshilltarëve kanë kërkuar të marrin informacion edhe për procesin e privatizimit të klubit dhe kësaj pyetje, i ka kthyer përgjigje kryebashkiakja Ademi. “Jemi ne fazen permbyllese te ketij procesi dhe shume shpejt, do sjell para Keshillit Bashkiak propozimin per hapjen e ketij procesi”- eshte shprehur kryebashkiakja Ademi. Pas këtyre diskutimeve, ka ardhur koha e votimit dhe me 97 për qind të votave pro, Vllaznia tashmë e ka të miratuar buxhetin e saj për vitin 2019, buxhet me të cilin do të ngjitet në Superligë dhe do të synojë të paraqitet sa më mirë në të.
© vllaznia.al