Drejtori Firat: Janë hedhur themele të forta, sezonin tjetër pretendojmë

308

Engin Firat, drejtori sportiv i Klubit të Futbollit Vllaznia ka folur për mediat turke. Në një intervistë që ka patur një jehonë të gjërë në shtypin e atjeshëm, Firat flet për vështirësitë e nisjes së sezonit jo siç e dëshironte. Por me kalimin e javëve, ekipi u shfaq suksesshëm dhe Firat është një nga figurat kryesore të këtij suksesi. Drejtori Firat e pranon se fillimi i sezonit nuk ishte i mirë. “Për shkak të fushatës elektorale, nuk ishim në gjendje të bënim transferime të lojtarëve deri një muaj para fillimit të Superligës, thotë ai. Kishte një kaos politik në qytetin e Shkodrës për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Ishin shumë ata që u përpoqën ta shfrytëzonin këtë situatë për interesat e tyre. Është në të vërtetë e pamundur që të krijohet një ekip i ri dhe të përgatitet për Superligë në katër javë”-ka thene ai. Firat falënderon publikisht Voltana Ademin, kryebashkiake e Shkodrës duke thënë se ishte e vetmja mbështetje në këtë proces. “Do të doja të falënderoja disa biznesmenë për përkrahjen e tyre, por fatkeqësisht ata na lanë vetëm”, thotë Firat. Duke folur për sezonin që ka filluar, drejtori sportiv i Vllaznisë thotë se është formuar një ekip plotësisht i ri, kanë mbërritur 14 lojtarë të rinj. Janë hedhur themele të forta, vijon Firat, i cili thotë se këtë vit Vllaznia kërkon të luajë një futboll të mirë e të bukur. Ne synojmë kampionatin, duke bërë edhe 2-3 përforcime për ekipin vitin e ardhshëm.
© vllaznia.al