Drejtori Firat: Lajmet për një ofertë të Kamzës për futbollistin Malota, janë të pavërteta

365

Ditët e fundit në media kanë qarkulluar lajme për një interesim të Kamzës për të marrë lojtarin e Vllaznisë Renato Malota. Por, në emër të KF Vllaznia drejtori sportiv, z. Engin Firat i ka mohuar këto lajme. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, është shprehur: “Lajmet për një ofertë për futbollisti Renato Malota nga Klubi i Kamzës nuk janë të vërteta. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ndonjë nga lojtarët tanë dëshiron të largohet nga Vllaznia sepse asnjë nuk na e ka shprehur një dëshirë të tillë”. Por z. Firat në prononcimin e tij ka “zbuluar” edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me merkaton kur ka shtuar: “Disa agjentë të lojtarëve më kane thirrur duke më ofruar lojtarë nga Klubi i Kamzës, të cilët dëshirojnë të vijne tek Vllaznia. Por për shkak të arsyeve etike nuk kam treguar interes sepse siç dihet, ne do të luajmë në 23 janar në Kupë kundër Kamzës”.
© vllaznia.al