Drejtori Firat vizitë pune në Federatën e Futbollit të Katarit

199

Drejtori sportiv i KF Vllaznia z.Engin Firat gjatë vizitës së tij treditore në Katar, krahas të tjerave ka zhvilluar edhe një takim në Federatën e Futbollit të këtij vendi. Ai ka takuar pikërisht sekretarin e përgjithshëm të kësaj Federate, z.Mohammed Al Hashmi dhe asistentin e tij Issa Jeddo. Me to është biseduar rreth mundësisë për mbështetje dhe bashkëpunim ndërkohë që z.Firat i ka informuar përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Katarit në lidhje me historinë e klubit Vllaznia por edhe për futbollin shqiptar në tërësi.

Në foto: z.Engin Firat me Issa Jeddo