Dy ekipet e Akademisë Vllaznia kualifikohen për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë

765

Dy ekipet e Akademisë Vllaznia i kanë kaluar me sukses ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë e shohin veten të kualifikuar për në turin e dytë. Në ndeshjet e luajtura sot në Kamëz, Vllaznia U19 ka mundur Besën 4-2 ndërsa Vllaznia U17 ka fituar thellësisht 6-0 ndaj Bylisit. Kuqeblutë kanë zhvilluar një një ndeshje të mirë dhe si rrjedhojë tashmë e shohin veten të kualifikuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni.Ka qenë mesfushori Arjet Bizi ai që ka shënuar golin e parë për ekipin shkodran në minutën e 18-të ndërkohë që Muzhaqi do të barazonte për kavajasit 15 minuta më vonë.Megjithatë shkodranët nuk pajtohen me barazimin dhe një minutë më vonë është Angjelo Radovani që do të kalonte në avantazh ekipin e tij ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, kanë fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nga Eraldo Deda. Pjesa e parë është mbyllur kësisoj 3-1.Në fillimin e së dytës do të ishte sërish sulmuesi Radovani që do të shënonte edhe golin e katërt dhe të dytin personal në këtë takim, duke vulosuar edhe fitoren e Vllaznia U19. Pak minuta më vonë, Lila ka shënuar për Besën golin e dytë por vetëm kaq sepse ndeshja nuk do të kishte më histori dhe Vllaznia U19 fiton 4-2 duke siguruar kësisoj kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Sakaq, Vllaznia U17 e ka patur më të lehtë ndaj Bylisit duke fituar thellësisht 6-0.Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 6-të kur Sabien Kraja ka shënuar golin e parë për ekipin shkodran. Tre minuta më vonë Vllaznia U17 ka fituar të drejtën e një 11-metërshi dhe ai është kthyer në gol nga kapiten Enes Papaj.Po gjatë pjesës së parë, kuqelutë do të shënonin edhe dy gola të tjerë me anë të Rejan Alivodës fillimisht dhe më pas ka qenë përsëri Papaj që ka shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Kjo pjesë kësisoj do të mbyllej në shifrat 4-0.Në të dytën ndërkohë protagonist do të bëhej sulmuesi Perloshi i cili do të shënonte edhe dy herë të tjera, në minutat 55 dhe 90, duke kompletuar kësisoj fitoren shumë të thellë 6-0 të Vllaznisë ndaj Bylisit.
© vllaznia.al