Dy futbollistë të Akademisë Vllaznia grumbullohen me kombëtaren U19

1162

Dy futbollistë të Akademisë Vllaznia janë thirrur nga trajneri Nevil Dede në grumbullimin e rradhës të kombëtares U19. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj i cili ka qenë i pranishëm edhe në grumbullimin e para pak ditëve të kësaj kombëtareje, si dhe për mesfushorin Olsi Mali që është grumbulluar tani për herë të parë. Ditën e mërkurë në orën 10.00 këto dy futbollistë do të paraqiten në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes për të qenë në dispozicion të stafit teknik të ekipit tonë kombëtar për ndeshjen që ai do të zhvillojë ndaj ekipit të Dinamos.
KF Vllaznia i uron suksese dy futbollistëve të saj Shimaj dhe Mali duke uruar një paraqitje sa më të mirë në këtë grumbullim të tyre me kombëtaren e kësaj moshe.
© vllaznia.al