Dy futbollistët e Akademisë Vllaznia Kiri e Maliqi pjesë e kombëtares U15

900

Kombëtarja U15 e Shqipërisë do të grumbullohet nesër në Shkodër për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ndaj asaj të Malit të Zi. Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF ka njoftuar sot KF Vllaznia se pjesë e kësaj kombëtareje për këto dy ndeshje do të jenë edhe dy futbollistët e Akademisë së saj. Bëhet fjalë për portierin Tomas Kiri dhe për mesfushorin Arval Maliqi. Të dy ata do të jenë nesër në orën 12.00 në qendrën e grumbullimit në hotel “Havana” për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik të kësaj kombëtareje. Shqipëria dhe Mali i Zi për grupmoshat U15 do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore. Fillimisht në Shkodër më datë 22 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pas dy ditësh në Podgoricë.KF Vllaznia u uron suksese futbollistëve Kiri e Maliqi dhe një përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën kuqezi!
© vllaznia.al