Edhe Vllaznia U14 e nis me fitore kampionatin

359

Me fitore e ka nisur kampionatin edhe Vllaznia U14. Në ndeshjen e parë të vlefshme për kampionatin e grupmoshës U15 të Ligës Amatore- Zona Shkodër ku ai merr pjesë (luan me një ditëlindje më të vogël për shkak të strukturës që ka vetë Akademia Vllaznia) ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit AAS. Autor të golave për ekipin tonë kanë qenë futbollistët Kubazi dhe Gucia.
Trajneri Edmond Doçi e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Meta, Marashi, Xhahysa, Zalli, Meta, Lazri, Marku, Sylja, Spahija, Gucia dhe Kubazi. Janë aktivizuar edhe futbollistët Dedndreaj dhe Shkami.
© vllaznia.al