Ekipet e Akademia Vllaznia të shtunën luajnë çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

265

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë vijuar rrugëtimin e tyre të suksesshëm në Kupën e Shqipërisë dhe pas kalimit me sukses të tureve të para, tashmë po bëhen gati për të luajtur ndeshjet çerekfinale të këtij kompeticioni. Ato do t’i zhvillojnë ditën e shtunë në Kamëz dhe përballë tyre do të jenë dy ekipet e Partizanit.
Ora 10.00 Vllaznia U17- Partizani U17
Ora 12.00 Vllaznia U19- Partizani U19
Kuptohet që edhe ndaj këtyre kundërshtare, ekipet tona do të synojnë të luajnë bukur dhe natyrisht edhe të fitojnë për të vijuar më tej rrugëtimin në Kupë.
© vllaznia.al