Ekipet e Akademisë Vllaznia kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

397

Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, ai U17 dhe U19, kanë qenë të suksesshëm edhe në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë të cilat i kanë fituar me të njëjtin rezultat 3-1 dhe tashmë e shohin veten në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Vllaznia U17 ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Shoqatës së Futbollit “Pepa” dhe në këtë mënyrë ka fituar të drejtën për të avancuar më tej.Në fakt pritej kjo fitore sepse ekipi shkodran ka në përbërje të tij lojtarë më të rinj që padyshim i kanë treguar vlerat e tyre edhe në këtë përballje. Ka qenë kapiteni Enes Papaj ai që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 7-të të takimit duke shënuar golin e parë për ekipin shkodran. Një gol ky që i ka dhënë qetësinë e duhur atij për vazhdimin e lojës. Ndërkohë në minutën e 38-të ka qenë sulmuesi Alesio Perloshi që ka dyfishuar shifrat megjithatë tre minuta më vonë do të ishte Gjata ai që ngushtoi shifrat për ekipin e SH.F. Pepa.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Vllaznisë 2-1. Në të dytën ka vijuar epërsia e kuqebluve dhe në minutën e 81-të ka ardhur edhe goli i tretë me autor Rejan Alivodën. Në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e ekipit shkodran me rezultatin 3-1 dhe ai kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë pas Vllaznise U17, edhe ajo U19 ia ka dale te kualifikohet per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ndonese ky ekip ka patur perballe nje kundershtar me te te forte se ai i 17 vjeçareve, serish ia ka dale me sukses. Ka mundur 3-1 ekipin e Shkendise se Tiranes dhe do te vijoje me tej rrugetimin ne kete kompeticion.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne Peze- Helmes ka nisur me mire per kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani. Ne minuten e 13-te ka shenuar per ta pikerisht mesfushori Olsi Mali. Lojtari qe eshte grumbulluar se fundmi ne ekipin e pare, po luan ne keto takimet e Kupes me bashkemoshataret e tij dhe ai menjehere ka lene gjurme duke shenuar golin e avantazhit.Megjithate, dy minuta para fundit te pjeses se pare ka qene Cenkolli qe ka barazuar shifrat per Shkendine e Tiranes dhe per rrjedhoje ky 45 minutesh eshte mbyllur ne barazim 1-1.Ne fillimin e se dytes, trajneri Zmijani ka bere dy zevendesime dhe nderkohe ne minuten e 55-te ka qene mesfushori Rigers Xhahysa qe ka shenuar edhe golin e dyte per Vllaznia U19 dhe duke e rikthyer serish ate ne avantazh.Ne minutat e mbetura deri ne fund Vllaznia do te kontrollonte gjithçka dhe madje ne minuten e 90-te do te shenonte edhe golin e trete me ane te Bizit dhe kesisoj gjithçka eshte mbyllur per Vllaznia U19 qe fiton 3-1 dhe e sheh veten ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise.
© vllaznia.al