Ekipet e Akademisë Vllaznia nesër startojnë me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

432

Sektori i Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin dhe ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë për vitin 2020. Në këtë kompeticion marrin pjesë 32 skuadra, ose 16 çifte skuadrash për secilën grupmoshë, U-17 & U-19. Kupa e Shqipërisë për moshat siç është njoftuar edhe më herët do të zhvillohet gjatë muajit janar dhe shkurt 2020. Ku ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi me një takim.
Ekipet e Akademisë Vllaznia do t’i luajnë ndeshjet e tyre ditën e nesërme në Qendrën Stërvitore të Kamzës respektivisht si më poshtë:
Vllaznia U17- Bylis U17 ora 12.00
Vllaznia U19- Besa U19 ora 14.00
© vllaznia.al