Ekipet e Akademisë Vllaznia startojnë në kampionatet e Ligës Amatore

242

Fundjavën që shkoi kanë startuar edhe kampionatet e Ligës Amatore për Zonën e Veriut, ato të grupmoshave U-15 dhe U-17 dhe në këtë mënyrë kanë nisur të gjithë kampionatet. Në to marrin edhe ekipet e Akademisë Vllaznia dhe konkretisht ajo është pjesmarrëse me ekipet U15, U14, U13, U12 dhe U11. Janë luajtur ndërkohë edhe ndeshjet e para dhe sigurisht që kanë marrë edhe fitoret e para. Megjithatë, siç është thënë gjithmonë, prioriteti i ekipeve të Akademisë Vllaznia nuk janë rezultat por nxjerrja e futbollistëve cilësorë për ekipin e parë.
© vllaznia.al