Erzeni- Vllaznia luhet të dielën në orën 15.00 në Shijak

194

Java e 23-të e kampionatit të kategorisë së parë ka në kalendarin e saj sfidën Erzeni- Vllaznia. Siç bëhet e ditur nga ana e Sektorit të Garave pranë FSHF-së, ky takim do të luhet ditën e dielë në orën 15.00 në stadiumin e qytetit të Shijakut. Për shkak të dënimit të kësaj fushe, kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve por ndërkohë mësohet se ajo do të transmetohet nga ana e RTSH. Padyshim që synimi edhe për këtë ndeshje do jetë fitorja sepse Vllaznia është në rrugën e duhur për arritjen e objektivit të saj, ngjitjen në Superligë.
© vllaznia.al