Flet trajneri Jonuz: Vllaznia optimiste para sfidës klasike me Tiranën

118

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka folur para mediave për klasiken, e cila do të luhet nesër, ndaj Tiranës. Ai është shprehur se skuadra e tij do të luajë për fitore dhe ka dhënë lajmin e mirë për Ramadanin.

Klasikja me Tiranën? “Për shkak se kam luajtur shumë derbi si trajner dhe si futbollist dhe veçanërisht sepse është një derbi i përjetshëm, ka shumë rëndësi si do të përfundoj kjo ndeshje. Është një ndeshje e mirë për futbollin shqiptar. Vetë situata në të cilën ndodhemi me katër pikë, na bën potimist.

Fitore? “Kush nuk e do që në fund të gjithë bashkë të gëzohemi. Do të ishte një fillim i mirë me 7 pikë në tre ndeshje?

Dëmtimet? “Skuadra është gati është e motivuar, veç Gligorovit që mungon. Me ne bashkë do të jetë edhe Ramadani”.

Ramadani? “Natyrisht është një lojtar me shumë rëndësi dhe që nga momenti i parë do të luajë pjesën e tij. Ai ka kaluar një dëmtim dhe tashmë është në gjendje shumë të mirë. Kjo është një mundesi shumë e mirë për ne sepse do kemi zgjidhje në mesfushë.

Mbrojtësi afrikan? “Mendoj se është gjatë fundit e gjithë procedura. Besoj se deri në përfundim të merkatos do të jetë pjesë e Vllaznisë”.