Futbollisti i Akademisë Vllaznia Flori Spahija debuton me kombëtaren U17

489

Futbollisti i Akademisë Vllaznia Flori Spahija ka debutuar me kombëtaren U17 të Shqipërisë. Në ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi, luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, të cilën kuqezinjtë tanë e fituan 3-0, mbrojtësi i majtë shkodran është aktivizuar nga trajneri Beqiri në 20 minutat e fundit dhe ka bërë një paraqitje të mirë duke e justifikuar besimin e tij. Ndërkohë sot, pritet që Spahija të aktivizohet sërish në miqësoren e dytë në mes këtyre dy ekipeve, miqësore kjo që do të luhet në Podgoricë. Në këtë mënyrë, puna e bërë prej kohësh në stërvitje, po i shpërblehet këtij futbollisti të ri i cili në javët e para të kampionatit, ka qenë ndër futbollistët që ka rënë në sy me paraqitjet e tij të mira në rradhët e ekipit Vllaznia U17 dhe jo më kot stafi i ekipit kombëtar e ka grumbulluar. KF Vllaznia i uron suksese futbollistit Flori Spahija në këtë përvojë të re që ka nisur me ekipet kombëtare.
© vllaznia.al