Goli i Radovanit dërgon Vllaznia U19 në finale të kampionatit

330

Vllaznia U19 fiton edhe një tjetër ndeshje, kalon edhe një tjetër kundërshtar dhe tashme eshte vetem 90 minuta larg fitimit të titullit kampion. Ajo e ka kaluar edhe nje tjeter pengese dhe gjerat jane ne rrugen e duhur.Ne ndeshjen gjysmefinale te luajtur paraditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ndaj Flamurtarit, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 por qe u ka mjaftuar per te shkuar me tej.Interesant eshte fakti se goli i fitores eshte shenuar pikerisht ne minuten e 89-te nga sulmuesi Anxhelo Radovani. Nje gol i tille i shenuar ne limitin e ndeshjes, padyshim qe ka çuar ne maksimum adrenalinen e shokeve te ekipit por edhe te stafit teknik.Kuqeblute kane patur shume raste gjate gjithe ndeshje por qe nuk jane konkretizuar dot, megjithate e rendesishme eshte qe takimi eshte fituar.Vllaznia U19 ka dale kesisoj ne finale ku do të ndeshet me ekipin e Shkëndisë dhe përballë tij do të synojë fitimin e titullit të tretë kampion rradhazi.
© vllaznia.al