Grumbullohet kombëtarja e femrave. 6 lojtaret e Vllaznisë, boshti i skuadrës

564

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Vioresin Sinani, ka filluar ditën e djeshme grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për Grupin E, ndaj Portugalisë më 4 Tetor në Elbasan Arena, në orën 18:00 dhe transfertën ndaj Finlandës më 8 Tetor, në orën 18:00. Skuadra është grumbulluar në qytetin e Elbasanit ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore në prag të ndeshjes me Portugalinë, që është edhe ndeshja e dytë për këto eliminatore të Grupit E, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Në urdhërat e trajnerit Sinani janë 18 lojtare. Boshti skuadrës përbëhet nga lojtaret që luajnë me Vllazninë, ekipit kampion të Shqipërisë. Prej tij janë thirrur plot 6 lojtare e pikërisht portierja Ardiola Raxhimi, mbrojtëset Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi e Luçie Gjini, mesfushorja Esmeralda Franja dhe sulmuesja Megi Doçi.

Lista për dy ndeshjet me Portugalinë dhe Finlandën: