Grumbullohet Shqipëria U-15, pjesë e saj edhe tre futbollistë të Akademisë Vllaznia

383

Shqipëria U-15 ka filluar një grumbullimin gjashtë ditor që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal. Në urdhërat e trajnerit Armand Dama janë thërritur 25 lojtarë, të cilët janë ndjekur më parë në seleksionimet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pjesë e këtij grumbullimi janë edhe tre futbollistë të Akademisë Vllaznia dhe pikërisht portieri Tomas Kiri, mbrojtësi Kledi Kulli dhe sulmuesi Ersi Zaganjori. Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë të mërkurën një ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit në orën 12:00, ndërkohë që të premten do të luajë ndeshjet e dytë miqësore me ekipin rajonal të Elbasanit në orën 10:30. Grumbullimi do të mbyllet ditën e shtunë në mesditë.
© vllaznia.al