Gurishta: Fitorja ndaj Ilirisë, detyrim për Vllazninë

310

Fitorja ndaj Ilirise eshte tashme detyrim per Vllaznine, per me teper pas fitoreve qe kane arritur dje Erzeni dhe Dinamo, dy rivalet e saj.
Keshtu mendon njeri nga lojtaret e saj, mbrojtesi Erdenis Gurishta kur per mediat eshte shprehur: “Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, ne e kemi vlerësuar ashtu si ndeshjet e tjera të këtij sezoni.Ky kundërshtar meriton respekt, por ne jemi Vllaznia dhe do të dijmë ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. Duke parë edhe fitoret e Erzenit dhe Dinamos, e vetmja rrugë është që të fitojmë dhe të shkëputemi përsëri.Në Kategori të Parë, skuadrat vendase janë të forta dhe nxjerrin probleme, por do ia dalim. Ndaj Ilirisë nuk ka vend për barazim, na bën punë vetëm fitorja.”Nderkohe i pyetur ne lidhje me pozicionin e tij ne fushe, Gurishta do te shprehej: “Rezultatet pozitive nuk janë vetëm meritë e mbrojtjes dhe porjterit. Është meritë e gjithë ekipit, ashtu si edhe kur shënojmë.Besoj që duhet të vijojmë me këtë rrugë, të shënojmë sa më shumë gola dhe të pësojmë më pak. Për mua nuk është aspak problem ku luaj në fushë, unë thjesht bëj detyrën time.”
© vllaznia.al