Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës, përcaktohen kundërshtarët e ekipeve të Akademisë Vllaznia

505

Pak minuta më parë në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i ndeshjeve të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Kështu, verdikti i goglave ka qenë i tillë që për 17 vjeçarët, Vllaznia do të përballet me ekipin e Teutës së Durrësit. Ndërsa për 19 vjeçarët, Vllaznia do të ndeshet me Shkëndinë e Durrësit. Ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Kuptohet që objektivi i ekipeve të Akademisë Vllaznia është fitorja edhe e këtyre dy ndeshjeve dhe kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë.
© vllaznia.al