Hidhet shorti i gjysmëfinales, Vllaznia U19 do të ndeshet me Shënkollin të mërkurën

348

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shorti për ndeshjet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë 2020, për moshat U-17 dhe U-19. Të pranishëm në këtë proces kanë qenë përfaqësuesit e klubeve përkatëse, teksa Vllaznia është përfaqësuar nga drejtori i Akademisë Alban Neziri. Ndeshjet do të zhvillohen në datën 5 shkurt 2020 në Qendrën Sportive Kamëz. Shortin e këtij kompeticioni e hodhi shefi i Garave në FSHF, Lysien Nurishmi dhe në bazë të tij, Vllaznia U19 do të ndeshet të mërkurën në orën 12.00 ndaj ekipit të Shënkollit. Kuptohet që edhe ndaj këtij kundërshtari objektivi do të jetë fitorja dhe kalimi në finale. Djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe ta sjellin këtë trofe në Shkodër sivjet.
© vllaznia.al