Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, Vllaznia U19 përballë Flamurtarit

197

Vllaznia U19 ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet të shtunën në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit. Përballë saj do të jetë ekipi i Flamurtarit të Vlorës. Padyshim që edhe ndaj këtij kundërshtari, objektivi i ekipit tonë do të jetë fitorja dhe kalimi në finale të kampionatit sepse dëshiron edhe fitimin e titullit kampion. Trajneri Luan Zmijani nuk ka patur ndonjë preferencë për emrin e kundërshtarit të gjysmëfinales sepse të katër ekipet pjesmarrëse janë dinjitoze për njëra- tjetrën por ka deklaruar se Vllaznia U19 do të mundohet të tregojë vlerat e saj në këtë moment deçisiv të kampionatit, për të bërë të vetin edhe trofeun e tretë sezonal.
© vllaznia.al