Hidhet shorti i kampionatit të femrave, Vllaznia e nis të shtunën ndaj Teutës

380

Të shtunën do të startojë kampionati i 11-të kombëtar i futbollit të femrave. Ky është vendimi që ka marrë Sektori i Garave pranë FSHF-së që gjatë ditës së sotme ka hedhur edhe shortin e tij. Pjesmarrës në këtë kampionat do të jenë 10 ekipeve, tre prej të cilëve janë nga Shkodra, pikërisht Vllaznia, Juban Danja dhe AAS. Edhe në këtë sezon, Vllaznia kampione në fuqi e vendit, konsiderohet sërish pretendentja kryesore për fitimin e titullit edhe sivjet, titull ky që do të ishte i shtati rradhazi për të.
Ndeshjet e javës së parë janë këto:
Maliqi- AAS
Apolonia- Dajti
Kinostudio- Juban Danja
Tirana AS- Bilisht Sport
Teuta- Vllaznia