Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë për moshat, përcaktohen kundërshtarët e ekipeve të Vllaznisë

517

Aktiviteti i parë i këtij viti për futbollin e moshave në vendin tonë do të jetë Kupa e Shqipërisë. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të ndryshojë skemën dhe rregulloren e këtij aktiviteti për këtë sezon. Në këtë kompeticion marrin pjesë 32 skuadra. 10 skuadra të Grupit A Kategoria Superiore, 10 skuadra të Grupit B Kategoria Superiore si edhe 6 skuadrat e renditura më mirë në kampionatin e Kategorisë së Parë të grupit A dhe B, U-17 dhe U-19 bazuar në klasifikimin pas perfundimit të ndeshjeve të javës së 12 datë 21.12.2019. Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19 do të zhvillohet gjatë muajit janar – shkurt 2020. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi me një takim.
Sipas shortit të hedhur, Vllaznia U17 në turin e parë do të ndeshet me Bylisin ndërsa Vllaznia U19 do të luajë ndaj Besës.
www.vllaznia.al