HOXHA- ZMIJANI: BASHKË ME TIFOZËT MUND T’IA DALIM TË KUALIFIKOHEMI

411

Sfida e shumëpritur në mes Vllaznia U19 dhe Astanës së Kazakistanit tashmë po afron dhe gjithçka duket gati për ballafaqimin e së mërkurës në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ditë para këtij takimi të vlefshëm për “Uefa Youth League”, drejtori i Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha dhe trajneri Luan Zmijani kanw dalë në një konferencë për shtyp.
Hoxha përveçse ka shpjeguar se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj ndeshje, u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë në stadium sepse një kualifikim i mundshëm i ekipit tonë, do të vlente shumë.
“Jane marre te gjitha masat organizative per zhvillimin e kesaj ndeshje dhe besoj se gjithçka eshte gati. Une gjej rastin te ftoj gjithe tifozet shkodrane, por edhe bashkemoshataret e ketyre djemve qe do te luajne neser, qe te jene ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” per t’i mbeshtetur.Rezultati i ndeshjes se pare na le shpresa per kualifkim dhe nese do ta arrinim, do te ishte diçka historike per kete ekip, per keta djem dhe trajneret e tyre, por edhe per reputacionin e klubit Vllaznia ne futbollin europian. Drejtuesit e klubit na i kane plotesuar te gjitha kushtet per ekipin tone dhe tashme presim te marrim frutet e punes se bere”- ka deklaruar drejtori. Ndwrsa trajneri Zmijani wshtw shprehur: “Nëse ne do të kemi mbështetje të madhe të publikut, atëherë do të jetë një ‘armë’ më tepër për ne që të arrijmë objektivin.Ata djem kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë shkodrane, që me thënë të drejtën po mungon në shkallët e stadiumit.Ndeshja e kaluar ka pasur tablo të ndryshme. E nisëm me një goditje të shpejtë, një penallti shumë e diskutueshme. Më pas goditëm shtyllën dhe ishte një mundësi për të barazuar.Më pas situata mund të ishte ndryshe për ne. Gjithsesi është ai i ligji i pashkruar në futboll, që nëse nuk shënon do e pësosh. Pësuam edhe golin e dytë më pas.Djemtë munden të bëjnë diçka më ndryshe. Pësuam edhe golin e tretë dhe menduam se gjithçka përfundoi. Pastaj na erdhi edhe dëmtimi më i madh, pasi u ndëshkuam me karton të kuq.Por djemtë treguar ata që nuk dorëzohen dhe me një lojtar më pak arritën të shënonin. Ju e dini se goli në fushë kundërshtare është i barazvlershëm me dy. Na ka dhënë më shumë mundësi, prandaj do tw tentojmw deri nw fund kualifikmin”- ka përfunduar ai.
© vllaznia.al