Java 21/ Dy fitore për ekipet e Akademisë Vllaznia

141

Me dy fitoret i kane mbyllur ndeshjet e javes se 21-te te kampionatit ekipet e Akademise Vllaznia te cilat ne kete menyre po ecin te sigurta drejt arritjes se objektivit.
Keshtu, Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit në takimin e luajtur në fushën “Reshit Rusi”, ku të tre golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e parë.Në fillim ka qenë mbrojtësi Elmir Lekaj ai që në minutën e 16-të ka kaluar ekipin shkodran në avantazh. Miqtë nuk u pajtuan me disavantazhin dhe në minutën e 30-të kanë arritur të barazojnë me anë të Çelës.Barazimi i miqve ka zgjatur vetëm tetë minuta sepse më pas ka qenë Akileu Ndreca që ka shënuar golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër. Përfundimisht 2-1 për Vllaznia U19 e cila me këtë fitore ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke qenë tashmë e shkëputur dy pikë nga Shkëndia e vendit të dytë, e cila barazoi 1-1 ndaj Internacional. Nderkohe Vllaznia U17 ka fituar 2-0 ndaj Internacional ne ndeshjen e rradhes.Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Mersian Muliu ai që ka kaluar në avantazh shkodranët falë golit të shënuar në minutën e 9-të.Ndërkohë në fillimin e së dytës, ka qenë mesfushori tjetër Enes Papaj ai që ka dyfishuar shifrat dhe më pas nuk do të kishte zhvillime të tjera.Përfundimisht 2-0 për Vllaznia U17 e cila me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke përfituar nga barazimi i Shënkollit të vendit të dytë dhe kësisoj i është afruar tashmë në gjashtë pikë. Objektivi i skuadrës së drejtuar nga Brikeno Bizi është vendi i dytë në këtë fazë dhe i duhet ende të punojë për ta arritur në ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të kampionatit.
© vllaznia.al