Jonuz: Ndaj Bylisit me mungesa, por Vllaznia ka objektiv vetëm fitoren

158

Pavarësisht katër mungesa në takimin e rradhës, tek Vllaznia ka optimizëm në prag të takimit të rradhës, atij që do të luajnë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 18.00 ndaj Bylisit. Një optimizëm i tillë shfaqet edhe tek trajneri Mirsad Jonuz. Këtë gjë ai e ka deklaruar edhe në konferencën për shtyp të pragndeshjes teksa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

Si e shikoni takimin e nesërme përballë Bylisit?
Nesër do të luajmë një takim shumë interesant dhe për më tepër shumë të rëdësishëm. Ne do të luajmë me një skuadër që ka më shumë pikë se ne. Janë disa skuadra që kanë një ngjeshje në pikë dhe kjo e bën një kampionat shumë interesant. Një javë skuadra është lart, një javë poshtë, por ne kërkojmë që të kthehemi tek ajo vijëmësi e mirë që kishim.

Për këtë takim keni mesa mësohet katër lojtarë që nuk do të luajnë?
Po do të kemi katër lojtarë që do të na mungojnë për këtë takim. Por kur shoh listën e lojtarëve të mi, shikoj se vetëm dy lojtarë nuk kanë luajtur në këtë sezon, vetëm Repaj dhe Cojacaru. Dhe nesër do të kemi rastin që të jenë të tjerë lojtarë të rinj në fushë.

Çfarë mund të thoni për ekipin e Bylisit?
Bylis ka një skuadër të mirë. Lojtarë që luajnë prej disa kohësh bashkë. Ato kanë treguar lojëra të mira dhe kanë arritur të marrin më të mirën si me Partizanin apo edhe Tiranën. Megjithatë unë shpresoj që lojtarët e mi të japin maksimumin dhe pas përfundimit të takimit të marrim tre pikët.

Sa pozitive ishte zhvillimi i takimit në “Loro Boriçi”, e po ashtu edhe shtyrja e takimit me dy ditë?
Problemi i vetëm ishte stadiumi. Ndërsa nuk do të them se ka patur ndonjë ndikim të madhe shtyrja e takimit. Lojtarët që ishin të dëmtuar nuk arritën që t’ia dilnin për të qenë të gatshëm. Ndërsa dua të them se dy lojtarët e tjerë janë të penalizuar nga kartonat e verdhë. Për Gligorovin dhe Hygorin shpresoj që të bëhen për takimin me Tiranën.

Kanë të përbashkëta të dy këto skuadra?
Unë mendoj se si Vllaznia e po ashtu edhe Bylis luajnë të njëjtin futboll pak a shumë. Edhe tek ekipi i Ballshit është një trajner nga ish- Jugosllavia, pra është e njëjta shkollë e jona.

-Barazim në fazën e parë në Ballsh, por nesër Bylis ka deklaruar se vjen për fitore në Shkodër…

Ai ka qenë takimi i startit të kampionatit. Bylis kishte pothuajse ato probleme si Vllaznia. Ndërsa nesër si Bylis edhe Vllaznia kanë mungesa dhe do të kenë lojtarë të rinj në formacion. Unë kam folur me lojtarët e mi. I kam dhënë dje një ditë pushim dhe unë besoj se edhe ato lojtarë të rinj që do të aktivizoj nesër do të japin maksimumin si edhe lojtarët e tjerë për të synuar fitoren e këtij takimi.
© vllaznia.al