Jonuz: Skënderbeu i fortë, por duam fitoren e tretë ndaj tij

324

Vllaznia do të luajë nesër ndaj Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14.00. Një sfidë shumë e rëndësishme kjo për ekipin tonë dhe vlerësimi duket maksimal në rradhët e të gjithëve. Në prag të saj, trajneri Mirsad Jonuz ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp teksa ka folur për këtë takim dhe ka bërë të ditur edhe objektivin e Vllaznisë. Ja si u është përgjigjur trajneri pyetjeve të bëra në adresë të tij:

-Profesor, cila është gjendja e skuadrës një ditë para ndeshjes me Skënderbeun?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për Skënderbeun. Skuadra ime vjen pas fitores 4-0 me Luftëtarin. Kam folur pas ndeshjes, kam pasur kritika për lojtarët e mi. Këto ditë kemi punuar për problemet që kemi pasur në skuadër. Bardulla dhe Adili nuk do luajnë. Pjesa tjetër do të jetë gati”.

-Skënderbeun e keni mundur dy herë sivjet. Do të fitoni edhe pë herë të tretë ndaj tij?
“Luan një futboll të mirë, ka sulmues të mirë. Çdo herë luajnë me pasime. Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun dhe besoj se këtë ndeshje do luajmë mirë dhe do marrim tre pikë. Nëse Vllaznia fiton dhe ngjitet mbi Skënderbeun dhe më pas me vazhdimin e punës tonë do kemi edhe 2 ndeshje të tjera të rëndësishme. Kemi pasur problem me fushën këtë javë, por nesër do jetë çdo gjë mirë. Duhet të luajnë me kujdes disa lojtarë, pasi kanë problem me kartonët. Pas stërvitje ssë sotme, do shoh lojtarët të gatshëm për të startuar”.

-Do të ndikojë këtë herë ndryshimi i orarit të ndeshjes?
Nuk e kam kërkuar unë ndryshimin e orarit. Ështe e njëta gjë, ne ndeshjet i kemi humbur nga gabime individuale. Por janë probleme të kaluara për mua. Në orën, 14.00, 16.00 apo 18.00, nuk ka rëndësi për në se kur luajmë.

-E konsideroni Skënderbeun një rival direkt në luftën për mbijetesë?
Nuk e shoh kështu, pavarësisht se Skënderbeu dhe Vllaznia janë afër në renditje. Laçi dhe Bylis gjithashtu janë thuajse me të njëtat pikë. Ndeshja e fundit me Skënderbeun e kemi luajtur shumë mirë dhe ishin tre pikë të rëndësishme të marra jashtë. Janë ata në të njëjtën situatë si ne, por kampionati mbyllet në 15 maj. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup të mirë. E di se përse është humbur ndeshja me Tiranën dhe Teutën, e kemi analizuar.

-Po flitet ditët e fundit për një kampionat me 14 skuadra. Ju çfarë mendimi keni?

Kampionat me 14 skuadra? Është shumë më mirë për skuadrat shqiptare, sepse futen dhe skuadra të mira si: Apolonia, Pogradeci, Besëlidhja e shumë të tjera. Vllaznia nuk ka problem për këtë pjesë, pasi qëndrojmë në Superligë.
© vllaznia.al