Jonuz: Vllaznia nuk është nën presion, synojmë fitoren me Partizanin

385

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz është shfaqur shumë optimist në konferencën e shtypit të pragndeshjes me Partizanin. Sipas tij, skuadra është gati për këtë sfidë dhe në fjalët e tij është dalluar qartë optimizmi për ta fituar këtë takim. Më poshtë keni pyetjet e bëra nga gazetarët dhe përgjigjet e trajnerit tonë:

Profesor përballë keni një skuadër të fortë siç është Partizani, cili është vlerësimi juaj për këtë takim?
Është një takim shumë I rëndësishëm për skuadrën tonë, pasi më pas vijnë edhe dy takime të tjera, me Flamurtarin dhe Laçin. I gjithë ky muaj është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, për lojtarët, për situatën psikologjike, për karakterin e lojtarëve, për atë se sa pikë do të kemi në fund të ëktij muaji. Ne do të luajmë ndaj Partizanit që është skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë. Kemi përballë një skuadër shumë të mirë, që ka një trajner shumë të mirë, por ka edhe dy lojtarë që unë i njoh mirë nga Maqedonia që janë Asani e Belica. Asani është një futbollist i mirë. Është një lojtarë shumë i rrezikshëm. Skuadra me gjithë trajnerin ka një organizim shumë të mirë.

Si duket situate në ekipin tuaj?
Vllaznia vjen pas dy fitoresh. Kemi një situatë shumë të mirë në të gjithë aspektet. Është një situatë ndryshe nga ajo pas takimit që kishim me Bylisin dhe prisnim Tiranën. Lojtarët kanë luajtur 7 takime sëbashku dhe të gjithë lojtarët janë në formën e tyre më të mirë. Për nesër është diçka shumë pozitive edhe fakti se do të kemi shumë tifozë të pranishëm. Dhe pas takimit shpresoj që të gjithë të dalim sa më lumtur. Unë kam kërkuar nga lojtarët e mij që të japim maksimumin për këtë ndeshje.

E keni ndjekur Partizanin?
Po e kam ndjekur skuadrën e Partizanit si në video dhe në stadium në takimin që ka zhvilluar në Laç. Kam gjithë javën 1ë flas me lojtarët e mi për këtë takim dhe për mënyrën sesi do të luajmë dhe nesër do të kem një suprizë për Partizanin. Nuk flas në këto momente. Nesër do të kem një situatë tjetër në skuadrën tonë.

I frikësoheni ndonjë suprize të Partizanit për ju?
Unë pres çdo gjë se është një skuadër profesioniste me një trajner shumë profesionist. Kam shikuar se shpesh ndryshon skemat edhe gjatë lojës. Njëherë luajnë me tre në sulm, një herë me dy sulmuesa. Por është shumë e rëndësishme që ne kemi shumë lojtarë që mund t’i përdorim në pozicione të ndryshme. Kam edhe një mesazh për lojtarët dhe fansat tanë që të kene sa më shumë kontroll dhe të qëndrojnë sëbashku dhe t’i ruhemi 20 minutave të para. 20 Minuta e para do të jenë shumë të rëndësishme për skuadrën tonë.

I druheni euforisë?
Jo nuk kemi eufori. Janë të gjitha ndeshje të rëndësishme dhe pikët janë njëlloj. Por nëse nesër fitojmë do të jetë shumë ndryshe për Vllazninë dhe për të gjithë.

Surpriza ndaj partizanit ka të bëjë me ndryshime taktike?
Ka të bëjë me gjithçka. Me lojtarët, me taktikën dhe gjithçka. Kam ndryshuar gjithçka me Kukësin dhe këtë mund ta bëj edhe ndaj Partizanit. E rëndësishme është që Vllaznia ka shumë lojtarë, që luajnë në pozicione të ndryshme.

Një ish-lojtarë i Vllaznisë, sulmuesi I Partizanit Çinari, ka premtuar se nëse do të shënojë gol, nuk do të festoj. I druheni këtij lojtari?
Për mua nuk ka rëndësi se kush janë Çinari, Asani apo kush tjetër. Atje luajnë 11-të për mua është e rëndësishme që ne të luajmë si skuadër.

Presioni është tek Vllaznia apo tek Partizani?
Unë nuk kam presion. Vllaznia nuk ka presion dhe lojtarët nuk kanë presion. Ky është fillimi I kampionatit dhe nuk bëhet fjalë për presion tek ne.

Do t’iu kënaqte edhe një pikë?
Unë nuk çfarë të them, kjo është në varësi si shkon loja. Por unë kam si parim që të luaj me ekipin për të fituar.

Përballë dy trajnerë të huaj por dy shkolla të ndryshme, kush mendoni se do ta fitojë këtë sfidë?
Është komplet filozofi e ndryshem mes shkollës Italiane dhe asaj të Maqedonisë e Shqipërisë. Ne si ballkan kemi filozofi dhe karakter të ngjashëm. Ndësa trajneri italian ka filozofi tjetër.

Do t’i besoni sërish skemës 3-5-2 që keni aplikuar me Kukësin dhe në sulm do tè jetë përsëri dyshja Lika-Shtubina apo ndonjë nga brazilianët?
Nuk dua që të flas sot për këtë gjë, për formacionin dhe për lojtarët që do të hedh nesër në fushën e lojës.

Një fitore ju ngacmon për të kërkuar titullin kampion?
Do të ishte shumë mirë. Ka shumë ndeshje por ne më mirë të shikojmë ndeshjet e rradhës. E thashë edhe më lart. Duhet që të shikojmë se ku jemi në fund të këtij muaji për të shikuar më pas për të ardhmen. Ne duhet vetëm të vazhdojmë kështu të tjerat me rradhë.
© vllaznia.al