Kampionatet e Ligës Amatore, spikasin ekipet U13 dhe U15 të Akademisë Vllaznia

337

Kampionatet e Ligës Amatore kanë vijuar edhe fundjavën që lamë pas, ndonëse për shkak të kushteve atmosferike jo të gjitha ndeshjet janë zhvilluar. Në fushë kanë qenë vetëm tre ekipe të Akademisë Vllaznia të cilët kanë arritur dy fitore dhe një humbje. Kështu, Vllaznia U15-A që drejtohet nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani, ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Atletik Klub Shkodra. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Albion Kurbasha (2), Rei Boshti dhe Sergi Kopliku. Ndërkohë Vllaznia U13-A që drejtohet nga Altin Xhahysa, ka fituar 4-2 me ekipin Shkodra. Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Riad Fangaj, Flavio Fusha, Desard Spahija dhe Ermal Sylja. Ndërkohë ekipi U12 që merr pjesë në kampionat si U13-B dhe që drejtohet nga trajner Nefail Zhejani, është mundur me rezultatin 0-4 nga Atletik Klub.
© vllaznia.al