Kampionatet e moshave nisin nesër, ekipet e Akademisë Vllaznia luajnë në Laç

110

Pas Superligës, këtë fundjavë do të nisë edhe kampionati i kategorisë së parë në futboll por edhe ato të moshave. Shorti për këto të fundit është hedhur tashmë dhe sipas tij dy ekipet e Akademisë Vllaznia do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë me ekipet respektive të Laçit, takime këto që do te luhen diten e diele. Kuptohet që të dy ekipet kuqeblu që drejtohen sërish nga Luan Zmijani dhe Brikeno Bizi, do të tentojnë ta nisin kampionatin me fitore, pavarësisht se fusha e Laçit është shumë e vështirë. Gjithsesi ekipet e Akademisë Vllaznia do të mundohen të bëjnë një paraqitje sa më të mira edhe në këtë kampionat.
www.vllaznia.al