Kapiteni Lika: Kemi më shumë motivim se Tirana për të fituar nesër

98

Perpos trajnerit Jonuz, sot para gazetareve ne konferencen e shtypit ka dale edhe kapiteni i Vllaznise Gilman Lika. Ai nder te tjera ka permendur motivimin shume te madh qe ekziston ne skuader dhe po ashtu edhe mbeshtetjen e madhe qe pritet nga tifozet ne kete sfide shume te rendesishme.
“Për mendimin tim më mirë të quhet klasikja e futbollit shqiptar, fjala klasike i jep më shumë rëndësi kësaj sfidë. Mënyra se si organizohet kjo ndeshje ka vlerë më të madhe se derbi. Jo çdo sfidë luhet njesoj. Kam shumë miq te Tirana, por kam bindjen se edhe ata janë të përqendruar tek kjo ndeshje. Unë nuk dua të bëj një premtim se do të arrijmë fitoren, por dua të siguroj se do luajmë për tifozët. Unë po flas në emër të shokëve dhe do luajmë për tifozët. Sa më shumë lojtarë cilësorë të kemi aq më mirë është. Kampionati është i gjatë. Do të ketë dëmtime, larg qoftë, duhet të kemi lojtarë cilësorë që i shërbejnë skuadrës. Tirana ka kapacitet më të madh se ne, nga ana cilësore ka lojtar më të mirë, por ne jemi të motivuar dhe jemi në shtëpinë tonë, ku do të bëjmë maksimumin, për fitore. Kjo është klasike dhe ne jemi të motivuar.Duhet të jetë një numër shumë i madh tifozësh në stadium, por duhet të kemi dhe më shumë që të na mbështesin”- ka deklaruar Lika.
www.vllaznia.al