Katër ekipe të Akademisë Vllaznia nisin stërvitjen më 1 gusht

461

Katër ekipe të Akademisë Vllaznia do të nisin punën për sezonin e ri futbollistik më datë 1 gusht. Kuptohet se bëhet fjalë për ekipet që marrin pjesë në kampionatet e Ligës Profesioniste, por atyre u është shtuar edhe një tjetër. Kështu, në ditën e parë të muajit që vjen, në fushën e stërvitjes do të zbresin ekipet U19, U17, U16 dhe ai U15. Ky i fundit siç është bërë e ditur, do të marrë pjesë në kampionatin kombëtar që FSHF organizon për herë të parë sivjet. Drejtuesit e Akademisë bëjnë të ditur se stërvitja e ekipeve U15 dhe U16 do të startojë në orën 17.00 të datës 1 gusht në fushën “Reshit Rusi”, ndërsa ato U17 dhe U19 po këtë ditë por në orën 18.00. Nderkohe ekipet e tjera te Akademise, do te nisin stervitjen pak dite me vone, ngaqe edhe kampionatet e tyre startojne me vone.
© vllaznia.al