Katër futbollistë të Akademisë Vllaznia grumbullohen me kombëtaren U20

1111

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku është grumbulluar për një stejxh stërvitor tre ditor në kompleksin “Tropikal”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Biturku kanë filluar ditën e djeshme seancat stërvitore dhe do ta mbyllin këtë fazë përgatitore në datën 30 janar. Sipas planifikimit që trajneri ka bërë sëbashku me Sektorin e Ekipeve Kombëtare do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me skuadrën B të Partizanit, ditën e mërkurë ora 11:00 në ambjentet e kompleksit “Tropikal”. Pjese e kesaj kombetareje jane edhe 4 futbollistet e Akademise Vllaznia, pikerisht portieri Kristi Qarri, mbrojtesit Elmir Lekaj dhe Serjan Repaj dhe mesfushori Uheid Hoxha.
Më poshtë do të njiheni me listën e futbollistëve të grumbulluar: